Policia Rrugore e Vlorës zhvilloi një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, duke kontrolluar mjetet e transportit publik për abuzime me pasagjerët. Gjatë verifikimeve u konstatuan mjete me licencë që merrnin pasagjerë në kthim, në kundërshtim me rregullat.
Në kontrolle u përfshinë taksi 4+1, fugona 8+1 dhe autobusë të linjave ndërurbane. Për shkeljet e gjetura u vendosën masa administrative dhe në disa raste u tërhoqën licencat e mjeteve që nuk respektonin kushtet e transportit.
Policia paralajmëron se kontrollet do të vijojnë dhe u kërkon drejtuesve të zbatojnë ligjin për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe një shërbim të rregullt për qytetarët.
Komente









