Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë sot në Tiranë, të akuzuar për prostitucion.

Mësohet se është arrestuar Albi Zela 24 vjeç, banues në Vishnje, i cili ishte tutori, 33 vjeçarja me inicialet E. H që ishte punonjësja dhe klienti Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës.

Aktiviteti i prostitucionit ushtrohej në Kombinat, ndërsa policia njofton se  vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.