GREQI - Policia greke publikon emrat e shqiptarëve të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla të cilët e kanë kaluar tashmë kufirin për në Shqipëri. Policia greke po patrullon me helikopterë gjithë zonën e kufirit me Shqipërinë. Ajo ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për arrestimin e tyre.
. Ata janë:
1. Flaulant Asqeri Luli, lindur më 27.04.1986
2. Edison Hasis Lika lindur më 04.04.1988
3. Ilir Fatmir Kupa lindur më 24.01.1986
4. Marjan Marko Kola 27.07.1977
5. Fatos Beqir Sulaj
6. Klement Pëllumb Cala lindur më 10.06.1988
7. Admir Kristaq Murataj lindur më 01.08.1972
8. Litor Dulejman Lita lindur më 02.02.1978
Fotografitë e shpërndara të të burgosurve, sidomos atyre shqiptare, synojnë ofrimin e ndihmës, përveçse nga policia, edhe nga qytetarët e të dy vendeve. Denoncimi i vendndodhjeve të të arratisurve është shoqëruar edhe me një shpërblim, pasi flitet për të burgosur të rrezikshëm.
Të dënuarit e arrestuar kishin marrë dënime të rënda, kryesisht për grabitje të armatosura, trafikim, shfrytëzim prostitucioni etj. E tashmë mbi ta janë hedhur edhe akuza të tjera si ajo e agresionit fizik, kundërshtimit të forcave të policisë, prishjes së qetësisë publike. Akuza e agresionit ndaj forcave të policisë do të rëndojë më shumë këtë radhë nga tyre, pasi ata kanë plagosur edhe dy gardianë të burgut, prej të cilit, njeri mbetet në gjendje të rëndë edhe pas disa operacioneve.
Brenda pak ditëve, ky është dyti incident i rëndë në burgjet e sigurisë së lartë në Greqi, ç’ka e bën situatën mjaft të vështirë e të ndërlikuar për drejtuesit politikë të vendit, sidomos ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Brendshme të Greqisë. Këto institucione janë ndeshur edhe me parë me shkeljen, që bëhen në burgje, me moskthimin e të burgosurve nga lejet, por duket se masat e marra nuk kanë qënë të mjaftueshme dhe situata shkoi në ekstrem, me arratisjen e dhjetra të burgosurve.
Redaksia online
ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com