Policia greke rrethon kufirin
të arratisurit synojnë Shqipërinë

Policia greke rrethon kufirin<br />të arratisurit synojnë Shqipërinë
GREQI - Vazhdon ende operacioni madhor i efektivave të policisë greke të EKAM-it, që janë mobilizuar në kufirin greko-shqiptar. Grupi i shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë në muajin mars po tentojnë të hyjnë në Shqipëri ndaj forca të shumta policiore kanë ngritur patrulla, që nga Preveza drejt Kakavijës.
 
Policia greke ka njoftuar se Ilir Kupa dhe Mario Kola po tentojnë të hyjnë në vendin tone dhe ka hamendësime, që Klement Cala dhe Admir Murataj kanë hyrë tashmë në vendin tonë duke marrë me vete edhe 1.2  milionë euro që i kanë grabitur në “Ethniki Bank” në qytetin e Larisës. Ndërsa, për dy të tjerë,  Fatos Sulajn dhe Flaulant Lulin  ende nuk ka gjurmë të tyre.
 
Operacioni madhor i efektivave  të policisë  të EKAM-it është përqëndruar tashmë në kufirin greko-shqiptar në ndjekje të të arratisurve. Ky është operacioni më i madh i policisë greke në dekadën e fundit.
 
Ndërsa edhe Policia jonë Rajonale e Kufirit është vënë në gatishmëri numër 1 për të kapur të gjithë shtetasit shqiptar të arratisur nga burgu grek të Trikallas tendenca e të cilëve, mendohet të jetë kalimi në territorin shqiptar. Shërbimet e Policisë Kufitare janë përforcuar në atë masë të madhe, saqë e gjithë struktura në 80% të efektivit është përqendruar në brezin e gjelbër kufitar dhe në atë afër tij.

Njëkohësisht, janë shtuar kontrollet në sportelet e pasaportave të shtetasve që vijnë në Shqipëri. Sipas zëdhënësit të Policisë Kufitare të Qarkut të Gjirokastrës, Gentijan Mullai prej tre ditësh ka filluar patrullimi i forcuar në brezin kufitar mes dy shteteve me qëllim identifikimin dhe kapjen e keqbërësve, të cilët janë larguar prej burgut të sigurisë së lartë në Trikalla të Greqisë.  

Arratisja e shtatë shtetasve shqiptarë, që vuajnë dënimin e tyre në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla prej disa tre javësh, ka vënë në alarm të gjithë policinë greke, e cila ka forcuar ndjeshëm kontrollet në akset e saj në drejtim të veriut dhe verilindjes në kufi me shtetin shqiptar.

Për këtë madje, është hartuar edhe një plan i përbashkët masash mes policisë kufitare rajonale të Gjirokastrës dhe asaj të Janinës, përfshirë edhe ushtrinë helene, për të kapur personat e arratisur nga burgu, që mendohet se mund të hyjnë në territorin shqiptar.

Madje vetë kreu i policisë rajonale të kufirit, Admir Abrija, në një kontakt me homologun e tij grek kanë rënë dakord, që në mjaft pika ku e ka të pamundur mbulimin apo vëzhgimin policia jonë do të ndërhyjë policia e vendit fqinj.

Krahas kësaj, sot në Pikat e Kalimit Kufitar të Kakavijës dhe Sopikut në Gjirokastër, si dhe të Tre Urave në Përmet, është përforcuar shërbimi i kontrollit dhe forcimi i rregjimit të hyrje-daljeve. Për të gjithë ata persona të dyshuar që do të hyjnë në territorin tonë, dokumentet e tyre do të bllokohen deri në vërtetimin në detaj të origjinalitetit të tyre.

Gjithçka nisi natën e 22 marsit, kur 11 shqiptarë u arratisën nga burgu i Trikallas. Tre prej tyre u kapën menjëherë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur mbetur të vrarë gjatë një përleshjeje me forcat policore greke EKAM.
 
Lajm në përditësim që nga ora 10:00...
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën