Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka komentuar për herë të parë publikisht heqjen e tabelës në oborrin e Xhamisë “Ebu Bekr” nga policia vendore e Shkodrës.
Gjatë një aktiviteti në Xhaminë e Rusit në Shkodër në përkujtim të Haxhi Fejzi Zaganjorit, Myftiu Sytari e cilësoi “një rrugaç me pushtet” drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Gentian Berberi. Ky i fundit udhëhoqi aksionin për heqjen e tabelës nga oborri i Xhamisë së Madhe në Shkodër.
“Ne e kemi për borxh që lagjes më të vjetër myslimane të Shkodrës t’i ndërtojmë një xhami dinjitoze, për historikun dhe personazhet e saj. E kemi për borxh që, së bashku me autoritetet, të këmbëngulim fort për të mos u mbytur në një lugë të vogël uji, në të cilën, çuditërisht, mund të mbytemi të gjithë së bashku”, është shprehur imami.
Kjo tabelë ishte rivendosur në oborrin e Xhamisë pasi më përpara ishte hequr nga policia bashkiake por në një vend tjetër, disa metra më tutje teksa ndodhej në trotuar.
Tabela mbante mbishkrimin profetik “Kush grabit qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë” dhe në të dy herët tabela qëndroi përballë kullës me 35 kate që ka nisur të ndërtohet tek hotel Turizmi në qendër të qytetit.
Myftinia pretendon se ajo tokë po grabitet pasi është pronë e tyre, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej.
Myftiu Sytari zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci duke ulur tensionet dhe duke gjetur rrugën e bashkëpunimit pas përplasjeve që nisën nga heqja e asaj tabele.
Ndërsa me bashkinë kjo temë është mbyllur, Myftiu Sytari kritikoi ashpër veprimin e drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Gentian Berberi i cili së bashku me disa efektivë u futën me forcë duke hequr tabelën në oborrin e Xhamisë “Ebu Bekr” në qendër të qytetit në orët e mbrëmjes të 9 nëntorit.
Në fjalën e tij Myftiu Sytari siguroi se ajo tabelë do të shumëfishohet dhe vendoset kudo dhe se askush nuk mund t’i ndalë.
Komente








Mbi shtetin dhe ligjin ,mbyll gojen.
PërgjigjuVeprimet e policise qe hoqen tabelen ne zonen private te Xhamise nuk jane te pranueshme,por ama dhe fjalori i perdorur nga myftiu kunder drejtorit te policise lokale eshte dicka qe nuk pritet te dale nga goja e nje personi ne poziten e tij.Shkodra ka boll xhami,por dhe kulle,aq me teper 35 kate,nuk ka nevoje,perse nuk ngritet nje ndertese ku te strehohen nevojtare,ose te moshuar? Ketu ku jetoj,keshtu ka vepruar kisha shqiptare qe kemi,ka ngritur ne nje prone qe zoteron azil per te moshuar.
PërgjigjuNje hoxhe qe perdor keto terma “rrugaç”, etj, sdi ca te them. Nuk besoj se kjo asht fryma fetare e duhur. Besoj ke menyra te tjera me e ndjek.
PërgjigjuPse ca u be Shqipria vend pa zot qe te vendosni lloj lloj tabelash o Gomar..ajo tabel ka permbajtje dhune,keshtu na meson Allahu
PërgjigjuKujt i hjua Gomar ti! Turp të keshë o „KALË“