TIRANE - Komisioni Hetimor për Policinë e Shtetit ka dëgjuar për 8 orë, krerët e policisë së Tiranës e të disa qarqeve që prej orës 12:00 të ditës së sotme. Në fund, Komisioni është mbyllur me debate të ashpra ndërmjet deputetëve demokratë e socialistë për shkak të deklarimeve të ish-Shefit të Antikrimit Ekonomik, Arjan Hoxhaj.
Hoxhaj tha se është shkarkuar nga Policia me urdhër të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në shenjë hakmarrjeje ndaj arrestimit të të atit të tij, Bashkim Tahirit, por deputeti socialist Taulant Balla e vuri në dijeni Hoxhajn se është nën hetim për falsifikimin e diplomës. Balla i ka dorëzuar gjithashtu Komisionit, akt-ekspertizën që provonte se lista e notave të diplomës së Akademisë është falsifikuar.
Hoxhaj e ka kundërshtuar Ballën dhe është shprehur se do të ngrejë padi për shpifje, i mbështetur nga deputetët demokratë, por Balla jo vetëm që nuk e ka tërhequr akuzën, por ka kërkuar publikisht ndërhyrjen e Prokurorisë dhe Policisë për këtë rast falsifikimi.
PYETJE - PERGJIGJET E ISH-SHEFIT TE ANTIKRIMIT EKONOMIK, ARJAN HOXHAJT
Hoxhaj: Jam liruar për shkurtim organike, në shkelje flagrante të ligjit, me 20 vjet karrierë dhe ende s'e di pse jam hequr nga puna. Në Tiranë kam arritur të sekuestroj deri në 11 milionë euro asete gjatë kohës që kam drejtuar Krimin Ekonomik.
Deputeti i PD, Ristani: A jeni ju ai që keni hetuar babain e ministrit?
Hoxhaj: Jo unë, po struktura që une drejtoja. Ai ka qënë operacion i suksesshëm. Por, Tahiri më tha se po morëm pushtetin, do të të heqim. Këta na liruan të gjithë pa të drejtë, 7 vetë të seksionit të Krimit Ekonomik. Unë kam ankimuar në gjykatë shkarkimin tim dhe po pres gjykimin.
Deputeti i PS, Balla: A e keni ju z.Hoxhaj, diplomën e Akademisë?
Hoxhaj: Po, e kam!
Deputeti i PS, Balla: A jeni në dijeni z.Hoxhaj që e keni falsifikuar diplomën?
Hoxhaj: Kjo është shpifje, do të ngre padi për shpifje.
Deputeti i PS, Balla: Nga dokumentet zyrtare rezulton që ju keni diplomë të falsifikuar dhe jeni objekt hetimi.
Deputeti i PD, Halimi: Z.Balla, këtu ju nuk bëni dot akuza penale. Çojani Prokurorisë, mos i bëni presion dëshmitarit. Ky komision nuk ngre akuza penale.
Deputeti i PS, Balla: Dua përgjigje për pyetjen që bëra.
Hoxhaj: Akademinë e kam bërë në rregull, për këtë ju garantoj.
Deputeti i PD, Halimi: Ky komision po shkel Kushtetutën, po ngre akuza me shpifje.
Deputeti i PS, Balla: Kjo nuk është për procedurë, po ndërhyni kot z.Halimi. Z.Hoxhaj, e keni mbaruar Akademinë në ’99-ën apo jo?
Hoxhaj: Po, dhe mbaj përgjegjësi për këtë përgjigje!
Pas kësaj përgjigjeje, deputeti socialist Taulant Balla ka dorëzuar në komisionin hetimor, akt ekspertimin ku lista e notave të ish-Shefit të Antikrimit Ekonomik Arjan Hoxhaj rezulton e falsifikuar.
Deputeti i PD, Strazimiri: Faji i Hoxhajt është vetëm arrestimi i babait të gabuar.
Deputeti i PS-së, Lutaj: Hoxhaj atakoi Ministrin e Brendshëm, ndërkohë që është mashtrues, falsifikator. Hoxhaj duhet të dalë jashtë kësaj salle si falsifikator.
Deputeti i PS-së, Balla: Prokuroria dhe policia duhet të nisin veprimet ndaj z.Hoxhaj si falsifikator.
DEBATET E DEPUTETEVE ME ZV.DREJTORIN E PERGJITHSHEM TE POLICISE, SOKOL BIZHGEN
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit, dëshmoi Sokol Bizhga, zv/drejtor i Përgjithshëm dhe shef i hetimit. Deputeti Arben Ristani duke iu drejtuar Bizhgës ka pyetur “se çfarë grade duhet për t’u bërë zv/drejtor?”. Në përgjigje, Bizhga tha se “Në 1999-2006 isha drejtor i parë me gradë ekuivalente. Në mënyrë të paligjshme më kanë hequr 2 grada në 2006”. Ndërsa pyetjes së Ristanit nëse ka pasur masa disiplinore ndaj tij, Bizhga tha se “Isha i penalizuar, por jam rritur në gradë kur isha në detyrë. Masa disiplinore tani është shlyer. Ligjërisht jam zv/drejtor pa asnjë mangësi dhe shkelje”. I pyetur nga deputeti socialist Taulant Balla se kush e propozoi tek ministri Tahiri, Bizhga tha se është propozuar nga Hysni Burgaj. “Kam karrierë 20-vjeçare në polici, jam plagosur në detyrë. Nëse ka shkelje në emërimin tim, largohem nga detyra, jo nga policia. Duke replikuar deputeti Noka tha se “Burgaj tha dje që nuk ju ka propozuar për zv/drejtor”, ndërsa Bizhga theksoi se “Unë kam urdhërimin e ministrit për t’u bërë zv/drejtor”.
Ndërkaq, Bizhga tha se Policia shqiptare bashkëpunon me homologët italiane për zbulimin dhe goditjen e trafikut të drogës, duke iu përgjigjur kështu deputetit të PD-së, Eduard Halimi, i cili tha se “ka raportime nga italianët që policia shqiptare nuk e kap dot drogën”. Ndërsa, anëtari i komisionit Paulin Stërkaj duke marrë shkas nga replikat e Ristanit the se “Ju z.Ristani jeni ngatërrestar”.
Një tjetër temë ku është ndalur diskutimi ka qenë banda e tritolit. Deputeti Eduard Halimi tha se “Grupi i tritolit të Julian Sinanajt u zbulua me vonesë. Dëshmia e Ndriçim Gjokonës u mor me vonesë, dhe keni rrahur shtetasin Ndriçim Gjokona”. Por Bizhga tha se “E kemi dëgjuar dhe e morëm në mbrojtje familjen e tij”.
ORA 19:00 ISH-DREJTORI I SHKODRES, HAJDARI: JAM NXJERRE NE REFORME ME URDHER TE DIDIT
Raportimet në Komisionin Hetimor kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes. Drejtori i Policisë së Kukësit, Ilirjan Balla, ka deklaruar se "Nuk ka gradë, por ka karrierë të pasur në polici", ndërsa ish-Drejtori i Policisë së Qarkut të Shkodrës, Aleks Hajdari tha se "me urdhër të Didit jam nxjerrë në reformë, por Gjykata më ka dhënë të drejtë, pasi urdhri për largimin ishte i padrejtë. Të gjitha gradat i kam fituar me konkurime, jo me favore."
ORA 17:30 FLASIN KRERET E POLICISE SE DURRESIT DHE ELBASANIT, ÇULLHAJ E NALLBATI
Në seancën dëgjimore është paraqitur pasditen e sotme, edhe Drejtori i Qarkut të Durrësit, z. Perlat Çullhaj. Ai ka deklaruar: “Nëse ka shkelje në emërimin tim, të përgjigjet Burgaj, ai e firmosi.”
Lidhur me një fotografi të bërë tek një parcel të mbjellë me kanabis, Çullhaj shpjegoi se atë e ka bërë kur ishte me detyrë në policinë e Gjirokastrës.
Çullhaj tha se është larguar nga policia në 2010-ën, por gjykata e vlerësoi të paligjshëm largimin e tij.
Po ashtu, ai tha se nuk ka qenë as komisioner dhe as numërues i PS-së në zgjedhje dhe emërimi i tij ishte bërë sipas ligjit.
Po ashtu, në Komision ka dhënë shpjegime edhe Neritan Nallbati, Drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit, që ka deklaruar që në krye se është emëruar sipas ligjit, ka një karrierë të gjatë në polici, se është shkarkuar padrejtësisht nga detyra dhe ka qënë gjykata që ka vendosur në favor të tij. Po ashtu, ai shpjegoi se nuk kishte njohje me ish-Drejtorin e Policisë Hysni Burgajn. “Në vitin 2010,”- tha ai, - “ kërkova rikthim në detyrë, por nuk kishte vend të lirë; vendi u krijua tani.”
ORA 14:15 KOMISIONI HETIMOR, DËSHMON ISH-ZV/DREJTORI I PËRGJITHSHËM, MUHAMET RRUMBULLAKU
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor dëshmon edhe ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. I pyetur nëse ka dhënë dorëheqjen apo është larguar nga detyra, Rrumbullaku tha se ka “ka patur urdhër nga Ministria e Brendshme, të cilin e ka komunikuar gojarisht Hysni Burgaj”.
“Fillimisht mu tha gojarisht për t’u larguar nga posti dhe për të shkruar në një post tjetër si shef i trajnimeve në shkollën e Policisë së Shtetit, ku edhe jam aktualisht”, tha Rrumbullaku.
I pyetur lidhur me emërimet në Polici, Rrumbullaku tha se “Ndryshimet në polici bëhen duke ngritur grupe pune. Ka patur urdhër nga Ministria e Brendshme, na e komunikoi Burgaj. Në departamentin e Sigurisë Publike nuk pati ndryshime. Nuk më ka kërkuar njeri mendim për ndryshimet. Unë kam 26 vjet karrierë në polici në pozicione të ndryshme”.
Një tjetër çështje për të cilën ish-zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit është pyetur nga deputetja Ermonela Felaj, është ajo për një fotografi ku Rrumbullaku shfaqet me Arben Frrokun dhe persona të tjerë.
“Sa etike ju duket që ishit në foto me Arben Frrokun?”, tha Felaj, ndërsa në përgjigje Rrumbullaku tha se “Për foton jam prononcuar në media. Prokuroria të hetojë mbi mua, s’kam lidhje me atë person”.
Ndërkaq, Rrumbullaku theksoi se grada e tij është e rregullt dhe brenda ligjit, në përgjigje të pyetjes nga deputeti Ristani, i cili u shpreh se “Didi tha se grada juaj është marrë në mënyrë të paligjshme”.
I pyetur lidhur me emërimin e zv.drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Rrumbullaku tha se “Bizhga e ka gradën për postin që mban. Bizhga ka patur një vërejtje e cila s’e pengonte në karrierën policore”.
ORA 13:40 SHEFAT E KOMISARIATEVE TË KRYEQYTETIT DËSHMOJNË NË KOMISIONIN HETIMOR PËR POLICINË
Në Komisionin Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit kanë dëshmuar edhe shefat e komisariateve të kryeqytet. Në dëshminë e tij, Artion Duka, shefi i Komisariatit numër 1 në Tiranë, u shpreh se “Jam emëruar shef komisariati brenda ligjit”.
Ndërsa, shefi i Komisariatit numër 2, Ilia Proda tha se “Kam gradë për t’u bërë shef komisariati pas vendimit të Këshillit të Ministrave”.
Lidhur me emërimin e tij, Gëzim Zhupaj, shef i Komisariatit numër 3, u shpreh “Jam emëruar në 1dhjetor 2013, dhe kam gradën nën komisariat”.
KOMISIONI HETIMOR PER LEVIZJET NE POLICINE E SHTETIT
Në seancën e 7 shkurtit 2014, pas më shumë se 10 orë diskutime, Kuvendi i Shqipërisë arriti konsensusin për ngritjen e komisionit Hetimor për emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit.
Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga opozita, duke e quajtur “një hetim të rëndësishëm për Policinë e Shtetit”.
Ndërkaq, edhe ministri i Brendshëm ka pranuar ngritjen e këtij komisioni.
Komisioni hetimor përbëhet nga 15 deputetë. Veprimtaria e këtij Komisioni Hetimor do të zgjasë dy muaj, dhe gjatë punës së tij do të hetojë emërimet dhe shkarkimet në Policinë e Shtetit nga muaji Shtator 2013-Janar 2014.
Lajm në përditësim
Redaksia Online
(ar.sh/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com