I dënuari me burgim të përjetshëm, Dritan Kateshi, është rimarrë sërish i pandehur nga prokuroria e Elbasanit, por këtë rradhë shkak është bërë futja dhe mbajtja në qeli të një aparati telefonik. Kateshi vuan dënimin në burgun e sigurisë së Lartë në Peqin, dhe gjatë një kontrolli të befasishëm në qelinë e tij, policia e Burgjeve i ka gjetur një aparat telefonik.

Nisur nga kjo situatë, Dritan Kateshi, është marrë i pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuzën e “Futjes dhe mbajtjes së sendeve të paligjshme në ambjentet e burgut”.

Ndërkohë në vitin 2018, Dritan Kateshi, është dënuar me 1 vit burgim nga gjykata e Tiranës, për mbajtjen e telefonit brenda në burg. Kateshi rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Erjon Deraj, Gëzim Myftari dhe vrasjes së mbetur në tentative ndaj pjesëtarëve të familjes Kuçi, në Elbasan.