Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideron nul njoftimin që policia e shtetit i ka bërë dje që nuk e lejon organizimin e protestës më 6 dhjetor në Bulevardin e Tiranës sepse cenohet siguria kombëtare. Berisha tha se atë ditë do ta mbushë Bulevardin si kurrë më parë. Sipas tij ky ishte vendim i Ramës, ndërkohë që thotë dicka të pavërtetë kur thotë se sipas Kushtetutës protestuesit nuk duhet të njoftojnë policinë pasi është pikërisht e kundërta, organizatotët e protestave duhet të njoftojnë patjetër policinë për vendin, por kjo nuk është si një kërkim leje.  

“Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Por krahas kësaj, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim që të njoftojë policinë. Së treti, policia e shtetit e Edi Ramës, po e trajton samitin e liderëve të BE, sikur këtu po mblidhen diktatorët e botës, në një kohë kur ata që vijnë në Tiranë janë shtetarë të zgjedhur me votën e lirë", tha Berisha. 

Ai tha se ishte vetë Komisioni Evropian që kërkoi që e drejta e protestuesve të respektohet. 

"Komisioni Europian, për të qartësuar pozicionin evropian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet. Prandaj ai refuzimë shtë i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushin sheshin më datën 6 në orën 12. Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat", tha Berisha. 

Por në fakt delegacioni i BE u shpreh se kjo është hera e parë që samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet në rajon, duke i dërguar një mesazh të fortë Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor për rëndësinë e tyre gjeostrategjike për BE-në.

"Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, thanë ata.

Ish-Kryeministri u shpreh se 6 dhjetori do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë.

"Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja, E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Thirrja: Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë, Edi Rama dhunues kryesor i votës së lirë në Europë pas Lukashenkos, Edi Rama, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe Putinit. Kemi kaq motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar. Por Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, ai përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve. Kështu që ne duhet të jemi aty, të gjithë së bashku, dhe do jemi", tha Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar gjithashtu se asgjë nuk e ndal protestën e tij më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, edhe pse policia tha se se mund të cenohet siguria kombëtare ditën e samitit të rëndësishëm BE-Ballkani perëndimor.

“S’ka forcë në botë që ta ndalojë mbajtjen e atij tubimi që ka si qëllim madhor përkushtimin dhe vokacion ndaj vlerave perëndimore. Të dëshmojë revoltën e popullit opozitar ndaj një njeriu që i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në popullin e gomoneve”, tha Berisha.

Policia e njoftoi dje PD-në se Sali Berisha mund të zhvillojë protestën më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, por jo në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para Kryeministrisë ashtu siç ka kërkuar. Kjo pasi kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike.

Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër. Ndërkohë që Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se Godina e Kryeministrisë është edhe ajo pjesë e Perimetrit të Sigurisë edhe për shkak të një ‘Plani B’ për organizimin e një Samiti kaq të rëndësishëm, në rast se do të dështonte për arsye të ndryshme plani i parë, ai në Hotel Marriot.

Kujtojmë se vendimi i Berishës për protestën e 6 dhjetorit nuk ka pasur mbështejen e duhur të aleatëve të tij. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ende nuk ka dhënë një qëndrim të qartë. Nga ana tjetër masat më 6 dhjetor duket se do të jenë të ‘hekurta’. Bëhet fjalë për një hermetizim të kryeqytetit, ndërkohë që Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Berisha pretendon se do të mbajë fjalimin e tij të radhës në orën 12 të 6 dhjetorit para militantëve në protestë, do të jetë thuajse i blinduar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:37
Porti i Durrësit, Berisha: Aferë korruptive, s'do e dorëzojmë! Do mbajmë protestë të fuqishme

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të mbajën protestë në Durrës, kundër projektit të ri për portin. Në komunikim live me qytetarët, Berisha e cilësoi marrëveshjen për Portin e Durrësit si një mega aferë ndërsa tha se do të organizojnë një protestë të fushqishme dhe nuk s'do të pranojnë ta dorëzojnë portin. 

"Është e drejtë, do të ndodhë, do të jetë një protestë e fuqishme. Durrësin nuk do mund ta dorëzojë portin që ka qenë arteria kryesore e jetës, krenaria kombëtare, porta me të cilën Shqipëria është lidhur me perëndimin. Ata që mendojnë ta shndërrojnë në pronë private, nuk do ta arrijnë kurrë projektin e tyre ogurzi", tha Berisha.

Berisha u bëri thirrje investitorëve dhe qytetarëve që të mos blejnë apartamente në Portin e Durrësit. 

"Së pari kemi dërguar në GJK, do krijoj një komision hetimor parlamentar, do qëndrojmë me mosbindjen civile në mbrojte të kësaj pasurie kombëtare. I bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive të ndërtimit të qëndrojnë larg këtoij porti që Rama do ta shndërrojë në mega aferë. Asgjë nuk duhet t’i joshë ata për të investuar dhe mashtruar nga ndërtimet në këtë shesh", tha Berisha.

Ora 12:36
6 dhjetori në Bulevard cenon sigurinë? Berisha: Nuk ka forcë që na ndal

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar sot se asgjë nuk e ndal protestën e tij më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, edhe fakti se mund të cenohet siguria kombëtare ditën e samitit të rëndësishëm BE-Ballkani perëndimor.

“S’ka forcë në botë që ta ndalojë mbajtjen e atij tubimi që ka si qëllim madhor përkushtimin dhe vokacion ndaj vlerave perëndimore. Të dëshmojë revoltën e popullit opozitar ndaj një njeriu që i ka shndërruar qytetarët shqiptarë në popullin e gomoneve”, tha Berisha.