HIMARË - Një 26-vjeçar me banim në Shkodër u arrestua nga policia në Himarë ku iu sekuestruan 13 kilogramë kanabis në një operacion të koduar "Livadhi"

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytetin e Himarës po qarkullonte një automjet i dyshimtë, organizuan punën, me qëllim bllokimin e këtij automjeti

Në tentativë për t’u larguar dhe për t'i shpëtuar shërbimeve të Policisë, drejtuesi i automjetit “Ford Fiesta” e ka hedhur nga automjeti lëndën narkotike, pranë zonës bregdetare në Livadh të Himarës.

Në ndjekje e sipër, shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, 26-vjeçarin K. P., banues në Shkodër.

Policia sekuestruar në cilësinë e provave materiale 13 kg cannabis sativa, një automjet “Ford Fiesta”, një sasi parash prej 2400 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".