Policia: Ish-bashkëshorti e vrau për
motive xhelozie, i sekuestruam thikën

Policia: Ish-bashkëshorti e vrau për<br />motive xhelozie, i sekuestruam thikën
TIRANE - Sot, rreth orës 09:45, në Rrugen “Tefta Tashko” Tiranë është vrarë me thike, shtetasja Valbona Tasim Çarçani, vjeç 46, me arsim te lartë, banuese në Tiranë, gjendja familjare e divorcuar.

Menjëherë në ndjekje të autorit janë vënë Shërbimet e Autopatrulles Speciale “Shqiponja” të cilat kanë bërë të mundur 300 metra larg vendit të ngjarjes e konkretisht në sheshin “Avni Rustemi në Tiranë kapjen e autorit, i cili është ish-bashkëshorti i viktimës shtetasi: Genci Selfo Çarçani, 48 vjeç, me arsim të lartë, lindur dhe banues në Tiranë, gjendja familjare e divorcuar. Ne momentin e kapjes autorit ju gjend me vete dhe sekuestrua arma e krimit e cila është një thikë e përmasave të mëdha me mbishkrimin “Columbia”.

Po kështu në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe Oficerë të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u formua grupi i posaçëm hetimor i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale, duke kqyrur vendin e ngjarjes, administruar provat, shoqëruar dhe pyetur persona te tjere që kanë dijeni për këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake rezulton se martesa e ketyre shtetasve ka zgjatur rreth 24-vjet dhe para dy vjetesh janë divorcuar.

Viktima dhe autori janë prindërit e dy vajzave përkatësisht 20 dhe 18 vjec. Autori dyshohet ta ketë kryer krimin për motive xhelozie. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punohet intensivisht në drejtim të dokumentimit te plote ligjor te kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrdhënieve familjare” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta në mjedise publike” parashikuar përkatësisht nga neni 79/c dhe 279/2 të Kodit Penal.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'