Itali-Dhjetë persona me kombësi shqiptare, marokene dhe algjeriane, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, veçanërisht kokainë dhe hashash, u arrestuan ditën e sotme gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit në provincën e Fermo-s.
Hetimet nisën në dimrin e vitit 2022 nga Departamenti Operativ, Njësia Hetimore Fermo, nën drejtimin e Prokurorisë vendase. Pas hetimeve gati dy vjeçare u bë i mundur identifikimi dhe shkatërrimi i grupit kriminal, që merreshin me tregtimin e sasive të mëdha të kokainës.
Grupi kriminal, i përbërë nga të paktën 18 persona, me qendër në këtë krahinë, furnizonte me lëndë narkotike (kokainë dhe pjesërisht edhe hashash) blerës të shumtë në zonë.
Kokaina shpërndahej zakonisht me ndihmën e tregtarëve me pakicë, kryesisht shqiptarë dhe italianë, që operonin në të gjithë brezin bregdetar dhe në brendësi të Fermos, veçanërisht në territoret e komunave Porto Sant'Elpidio, Sant'Elpidio a Mare. , Monte Urano, Montegranaro, Torre San Patrizio, Monte San Pietrangeli si dhe Civitanova Marche.
Për të shmangur zbulimin, tregtarët e drogës përdornin metoda të sofistikuara shitjeje. Zakonisht ata shisnin me porosi, por kishte ishte raste edhe kur “pakot” e drogës u shkonin blerësve deri në shtëpi.
Komente










