Policia italiane kurth shqiptarëve
sekuestrohet droga 1 mln euro

Policia italiane kurth shqiptarëve<br />sekuestrohet droga 1 mln euro<br /><br>
Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, teksa prisnin një ngarkesë prej 120 kg kanabis me vlerë 1 milionë euro, nga një kamion që transportonte fruta si portokalle, mandarina dhe shegë. Droga është kryer në Ferrara në kuadër të operacionit "Cargo", ndërsa lënda narkotike vinte nga Spanja dhe kishte për destinacion Italinë e Veriut.

Prej javësh policia italiane po punonte për operacionin antidrogë, pasi në bazë të informacioneve pritej të mbërrinte në fillim të tetorit një ngarkesë e madhe në qytet, por nuk dihej se kur do të zbarkonte konkretisht. Policia italiane vetëm priste momentin. Të tre shqiptarët, dy ditë para se të vinte kamioni me drogë vëzhguan ambientin ku pritej kamioni. Shqiptarët u filmuan nga kamera e survejimit që kishte vendosur policia italiane. Për të fshehur ngarkesën e drogës kishin krijuar një mur me arkat e frutave. Policia italiane nuk ka ndërhyrë menjëherë por ka pritur deri në zbulimin e çdo detaji. 
 

VIDEO/Momenti i kapjes së drogës dhe arrestimi i tre shqiptarëve

Policët ndoqën kamionin, shqiptarët në survejim prej 2 ditësh
Në videon e publikuar nga policia italiane duket momenti kur tre shqiptarët, Vital Meço, 43 vjeç, Alfred Gjoka, 36 vjeç, si edhe Tonin Bibaj, 33 vjeç, pronari i një firme për shitjen e druve të zjarrit në qytetin e Cuarratas, zbresin nga një automjet dhe futen në një kapanon të braktisur në rrugën "Marconi", ku do fshihej lënda narkotike pasi të mbërrite kamioni. Në momentin e arrestimit shqiptarët, të cilët ishin në survejim nga policia prej dy ditësh, ndodheshin në një magazinë pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike dhe po konsumonin shegë. Policia ushtroi kontrolle edhe në banesat e tyre. Në shtëpinë e Meços, policët gjetën dhe 250 gr kokainë, ndërsa në atë të Gjokës u gjetën 70 gram hashash. Meço është dënuar me paraburgim, akuzohet për shpërndarje droge. 

Edhe mjeti i tonazhit të rëndë gjithashtu është mbajtur në vëzhgim nga policia, pasi më herët i ishte nënshtruar një kontrolli, por detaji që tradhtoi trafikantët ishte rënia e një arke me mandarina në tokë gjatë kohës që ishte ndaluar nga policia. Në këtë moment efektivët italianë kanë përforcuar dyshimet se mes arkave mund të fshihej ngarkesa e drogës që do zbarkonte në Ferrara. 

Policia i ka mbajtur ata në survejim gjatë gjithë kohës dhe ndërhyn për arrestimin e tyre vetëm në orën 07:30 të mëngjesit të së martës, pak sekonda pasi kanabisi i ndarë në tetë pako, ishte shkarkuar nga kamioni. 

Policia gjeti edhe 280 gramë kokainë e fshehur mes arkave në kamion, si dhe 13 500 euro kesh të cilat dyshohet se ishin shpërblimi i grupit trafikant për drejtuesin e kamionit, spanjollin Joaqiun Martinez, 37 vjeç. Në prangat e policisë ka rënë edhe një maroken, Nour Eddine Benazzi, 43 vjeç. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkobëtrarë të drogës.  Të 5 të arrestuarit janë në burg Policia italiane ka marrë mjaftë duartrokitje dhe vlersime për operacionin e realizuar me sukses. Drejtori i policisë, Andrea Crucianelli, ka thënë se këto operacione kërkojn profesionalizëm dhe sakrificë të madhe. Nuk përdorim tonet triumfuese por ne jemi duke filluar për të fituar disa beteja.

itali
(Policia e Ferrarës në konferencë për shtyp pas operacionit)

itali
(Tre shqiptarët, marokeni dhe spanjolli të arrestuar)
itali
(Lënda narkotike e sekuestruar dhe të arrestuarit në Itali)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar