Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit për kapjen e 400 kilogramëve kokainë, të nisura në një konteiner mishi nga Brazili për në Kosovë. Guardia di Finanza ka ndjekur konteinerin që në momentin që u fut në territorin Italian pas sinjalizimeve nga DEA. Ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga Oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).
Lajmi kryesor:
400 kg kokainë në kamionin me pula kaluan nga Durrësi, pala italiane: Mbi 100 milionë euro fitim, si u zbulua dhe u kap droga në Kosovë! I vendosëm GPS nëpër pako










