Përgjatë 24 orëve të fundit është finalizuar një tjetër operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës në hapësirën detare mes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë. Ndjekja aero-detare nisi në paraditen e së mërkurës, 29 qershor, kur në bregdetin italian u identifikua një gomone e dyshimtë, që kishte në bord një sasi lënde narkotike. Pas konstatimit në det të gomones, ngjyrë portokalli, rreth 6 metra, nisi shkëmbimi i informacionit mes FRONTEX, Guardia di Financës dhe Policisë shqiptare.
Ndjekja policore në një det të trazuar, zgjati rreth 7 orë, ku u angazhuan helikopteri gjerman “Super Puma” i agjencisë FRONTEX, një helikopter dhe një avion i Guardia di Financës, disa motoskafë të Policisë kufitare shqiptare dhe italiane dhe 1 mjet i rojës bregdetare ushtarake shqiptare.
Trafikantët hodhën në det ngarkesën e drogës, të futur në 10 thasë me peshë totale 165 kg, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë. E gjithë ngarkesa narkotike, cannabis sativa, u gjet në hapësirën detare italiane afër Brindizit dhe u sekuestrua.
Policia ka arrestuar 2 të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike Ermal Hameti, 28 vjeç dhe Elidon Beluli, 42 vjeç, nga Vlora. Hetimet po vijojnë intensivisht me palën italiane, për të zbuluar të tjera detaje në lidhje me këtë rast trafiku.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com