Një 62-vjeçar shqiptar së bashku me dy djemtë e tij, janë arrestuar nga policia në Selanik të Greqisë, pasi janë kapur duke poseduar kanabis dhe armë në një fermë në komunën e Thermiut.

Ndërsa sipas mediave greke, në oborrin e fermës, u zbulua se ata po kultivonin një fidan kanabisi dy metra të lartë, i cili u shkul dhe u asgjësuar nga efektivët.

Në një depo që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu 1 kilogrami e 158 gramë kanabis.

Konkretisht, gjatë një kontrolli të kryer në ambientet që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan sa vijon:

• një sasi kanabisi të papërpunuar me peshë 60 gramë,

• një sasi kanabisi të përpunuar me peshë 52 gramë,

• një pako kokainë me peshë 2.4 gramë,

• dy peshore elektronike precize,

• një pistoletë kalibri 9 mm, me një karikator dhe shtatë fishekë,

• shuma parash që arrijnë në 1.655 euro dhe 225 lekë, si dhe

• shtatë telefona celularë

Ndërsa dosja ndaj tre shqiptarëve i kaloi Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut.