Policia izolon Lazaratin,Burgaj:
Do ndërhyjmë së shpejti
Bllokohen 158 kg kanabis

Policia izolon Lazaratin,Burgaj:<br />Do ndërhyjmë së shpejti <br />Bllokohen 158 kg kanabis
GJIROKASTER- Lazarati, komuna që mban njollën e zezë në hartën e kultivimit të lëndës narkotike në vend që prej ditës së djeshme ndodhet në shtetrrethim nga policia e shtetit. Dhjetra forca të policisë së Gjirokastrës, FNSH e Fierit, Taks forcës së qarkullimit rrugor, dhe efektivë të Delta forcë që prej orës 18:00 të ditës së djeshme mbajnë të rrethuar Lazaratin me qëllim ndërprerjen e çdo tentativë për kultivimin e lëndës narkotike.

Jo vetëm kaq burime nga Tv A1 Report bëjnë të ditur se në duart e policisë ndodhen emrat e 22 shtetasve nga Lazarati të cilët akuzohen për trafikim dhe kultivim të lëndës nartkoike. Forcat e policisë janë vendosur në “Kordhoc” lagjja e poshtme e Lazaratit, 500 metra larg qendrës së fshatit.

BURGAJ NE GJIROKASTER: DO NDERHYJME NE LAZARAT
Gjatë ditës së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vijuar takimet dhe inspektimet në qarkun e Gjirokastrës, me strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut, Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore, të Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin, si dhe me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësinë për Kontrollin e Autostradave.

Gjatë takimeve të zhvilluara në këtë qark, krahas angazhimit maksimal për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik, menaxhimit të fluksit të lëvizjes në akset rrugore dhe në pikat e kalimit kufitar, si dhe garantimit të një shërbimi efikas e me etikë për qytetarët, Z. Burgaj u ndal në mënyrë të veçantë në masat për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe parandalimin e goditjen e trafikut të drogës.

Në këtë qark, theksoi. Burgaj, po kryhen kontrolle dhe inspektime të vazhdueshme, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në këtë kontekst po bashkëpunohet dhe me banorët e Lazaratit.
Një ndër prioritet e Policisë së Shtetit është parandalimi që në embrion i kultivimit të bimëve narkotike. I gjithë territori i vendit do të monitorohet gjatë periudhës në vijim nga ajri në bashkëpunim dhe me Misionin Interforze, me qëllim evidentimin e çdo sipërfaqe ku mund të jenë kultivuar bimë narkotike. Në rast të konstatimit të tyre do të ndërhyhet për asgjësimin e bimëve narkotike dhe do të kryhen të gjitha veprimet për vënien para drejtësisë të autorëve, evidentoi Z. Burgaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do të vijojë takimet dhe me strukturat e policisë në qarqe të tjera të vendit.

KU KONSISTON OPERACIONI
-Ndalimin e punëtorëve mëditës për të shkuar në Lazarat për të mbjellur kanabis.
-Ndilimin e kamionëve me pleh organik që shërben për kultivimin e kanabisit
-Ndalimin e boteve me ujë për të hyrë në Lazarat
-Ndalimin e trafikantëve për nxjerrjen e drogës nga Lazarati me destinacion vendet fqinjë.
-Ndalimin e personave që shkojnë në Lazarat për të marrë e blerë drogën
-Ndalimin e çdo mjeti të dyshuar që mund të jetë objekt për trafikin e lëndëve narkotike.

Pikërisht sot në kuadër të këtij operacioni policia e Gjirokastrës mundi të sekuestrojë 158 kg mariuanë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndërsa nuk mundën të arrestonin trafikantët, pasi ishin larguar duke braktisur 4 çantat me 35 kg kanabis secila. Ndërkohë që 18 punëtorë me mëditje u ndaluan sërish sot teksa po tentonin të hynin në Lazarat për të mbjellë kanabis.
(sg/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë