Policia izraelite ka vrarë një palestinez në hyrje të kompleksit të xhamisë Al-Aksa, duke rritur frikën për dhunë të mëtejshme.
Njeriu i vrarë të shtunën ishte 26-vjeçari Mohammad Khaled al-Osaibi nga Houra, një fshat arab beduin në jug të Izraelit. Incidenti ndodhi rreth mesnatës pranë Portës së Zinxhirit, një pikë aksesi në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli, shkruajnë mediat e huaja.
Besimtarët palestinezë në hyrje të xhamisë të shtunën thanë se policia qëlloi burrin të paktën 10 herë, pasi ai u përpoq t'i pengonte ata të ngacmonin një grua që ishte rrugës për në kompleksin e shenjtë.
Ndërsa policia izraelite pretendoi totalisht të kundërtën, duke deklaruar se 26 vjeçari ishte përpjekur t’i merrte armën njërit prej oficerëve.
Policia izraelite ka rritur forcat e saj në zonë ndërsa dhjetëra mijëra besimtarë myslimanë nga Jeruzalemi dhe Bregu Perëndimor i pushtuar nga Izraeli mblidhen për lutjet e Ramazanit në xhaminë Al-Aksa.
Të premten, më shumë se 200,000 palestinezë u mblodhën për lutjet e mesditës në kompleks, një organizim që fatmirësisht kaloi paqësisht.