Policia jep detaje për plagosjen në Orikum: Identifikuam dhe bashkëpunëtorin, shkaku i krimit konfliktet me motive të dobëta!

Policia jep detaje për plagosjen në Orikum: Identifikuam dhe bashkëpunëtorin, shkaku i krimit konfliktet me motive të dobëta!

Moment nga dërgimi i të plagosurit në spital

1737918394_plagosjenevlore.jpg

Moment nga dërgimi i të plagosurit në spital

Policia e Vlorës jep detaje nga hetimet dhe dinamika e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 Janar), në Orikum, ku mbeti i plagosur me 4 plumba Sildi Velaj.

Blutë konfirmuan identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dytë të dyshuar si bashkëpunëtor, Emiljano Bello, 36 vjeç, teksa më herët ishte zbuluar edhe autori i dyshuar për krimin, Qerim Bello, kushëririn e tij.

Burime zyrtare bënë me dije se shkak i krimit janë “konfliktet për motive të dobëta”.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.01.2025, në Orikum, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi S. V., ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve identifikohet dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje.

Më datë 26.01.2025, rreth orës 18:40, në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. B., 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin S. V, 29 vjeç, banues në Orikum. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, shtetasi E. B., 36 vjeç, banues në Orikum.

Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera mbeten pjesë e hetimit, që po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.


Lajmi kryesor:

Vlorë/ Atentati në Orikum, shpallen në kërkim 2 kushërinjtë e dyshuar për plagosjen e Sildi Velajt! Njëri qëlloi dhe tjetri ndihmoi (EMRAT)


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq