Vlorë- Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 Janar) në Orikum.
Policia bën me dije se kanë marrë pjesë dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello, autori i ngjarjes, ndërsa personi i dytë mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes.
Policia tha se ka identifikuar edhe autorin e dytë të dyshuar, i cili është Emiljano Bello, që rezulton kushëriri i personit që akuzohet se bëri plagosjen.
Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. Shkaku i krimit dyshohet se janë konfliktet për motive të dobëta mes palëve, por ngjarja është ende nën hetim aktiv.
10 plumba pistolete u qitën në drejtim të 29-vjeçarit, ndërkohe që 4 plumba e kishin prekur Sildi Velajn, i cili u transportua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për mjekim më të specializuar. I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.
Automjet i të dyshuarve ishte tip ‘Golf 5’. Autori ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me armë disa herë, pastaj kanë hipur në makinë që dy për t’u arratisur.
Në momentin e largimit, një person ka dalë nga lokali dhe nga makina është qëlluar përsëri me armë nga autorët.
Moment nga dërgimi i të plagosurit në spital
Policia e Vlorës jep detaje nga hetimet dhe dinamika e atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 Janar), në Orikum, ku mbeti i plagosur me 4 plumba Sildi Velaj.
Blutë konfirmuan identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dytë të dyshuar si bashkëpunëtor, Emiljano Bello, 36 vjeç, teksa më herët ishte zbuluar edhe autori i dyshuar për krimin, Qerim Bello, kushëririn e tij.
Burime zyrtare bënë me dije se shkak i krimit janë “konfliktet për motive të dobëta”.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
“Hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 26.01.2025, në Orikum, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi S. V., ndërkohë që vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Në kuadër të hetimeve identifikohet dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë ngjarje.
Më datë 26.01.2025, rreth orës 18:40, në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. B., 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur shtetasin S. V, 29 vjeç, banues në Orikum. I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, shtetasi E. B., 36 vjeç, banues në Orikum.
Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Detaje të tjera mbeten pjesë e hetimit, që po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.
plasi lufta dhe ne orillum do fillojne vrasjet seri tani
Përgjigju