TIRANË – Punonjësit e Policisë së Tiranës janë kthyer në arsimtarë ditët e fundit, në kuadër të një programi në shkollat 9-vjeçare për edukimin e fëmijëve për drogat dhe substancat e tjera të rrezikshme.

Sot ata zhvilluan disa orë mësimi në Fshatin e Fëmijëve “SOS” në Sauk, per t’u dhënë informacion të drejtperdrejtë, fëmijëve të klasave të 6-ta dhe të 7-ta të.

Ky program është bërë i mundësuar falë bashkëpunimit të Drejtorise se Policise te Qarkut Tiranë me programin ICITAP, Gardën Kombëtare të shtetit të New Jerse etj.

Grupet mesimdhënëse përbehen nga 2 punonjës policie dhe 1 mësues, të cilët së bashku po japin informacionin e nevojshem mbi pasojat që vijnë nga përdorimi i drogave.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)