Policia jep njoftimin zyrtar, akuza për 26-vjeçaren qe braktisi fëmijët për të dashurin

Policia jep njoftimin zyrtar, akuza për 26-vjeçaren qe braktisi fëmijët për të dashurin

Nis hetimi penal për 26-vjeçaren që braktisi fëmijët 7 ditë më parë për të dashurin, kjo sipas një njoftimit zyrtar të policisë. 

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Durrësit lokalizon dhe gjen 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.

Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:

Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26-vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.

Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës  23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.

Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.

Materialet i kaluan  në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Braktisi 2 fëmijët për të shkuar te i dashuri, gjendet 26-vjeçarja nga Durrësi që u denoncua e zhdukur nga vëllai: Kot doli në televizor! Fillon procedimi penal


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion