Policia kap 3 ton kokainë në port
të fshehur në kontenierët me banane

Policia kap 3 ton kokainë në port<br />të fshehur në kontenierët me banane
Rreth 3 ton kokainë është kapur pasditen e sotme nga policia belge, e fshehur në kontenierët që transportonin banane nga Kolumbia.
 
Sasia e drogës është kapur në portin e Antwerp, i dyti më i madh në Evropë. Për nga vetë rëndësia e tij, porti i këtij qyteti është gjithnjë në epiqendër të trafikantëve për të kaluar sasi kolosale lënde narkotike.
 
Policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të
trafikantëve që qëndron pas kësaj droge.
 
Droga vinte nga Kolumbia dhe destinacioni i trafikantëve ka qenë tregu europian.
 
Kapja e kësaj sasie vjen një muaj pasi autoritetet spanjolle kapën po 3 ton kokainë e destinuar për tregun britanik dhe holandez.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi