Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e djalit në fotografi, pasi ai dyshohet se ka qenë dëshmitar në momentin e vrasjes së Hemwand Ali Hussain në Hartlepool të Anglisë.
Sipas tyre burri mund të ketë qenë në atë zonë në kohën e vrasjes ose mund t'i njohë të akuzuarit.
Sipas mediave të huaja, Hussain u vra në Rrugën Charterhouse, Hartlepool dhe nuk dihen ende shkaqet.
Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës, që akuzohen në lidhje me vdekjen e 30-vjeçarit, Dorian Pirija, 31 vjeç, Noza Saffari, 38 vjeç, dhe Angelo Xhaferi, 22 vjeç.
Të gjithë do të paraqiten para gjykatës më 17 tetor për një seancë gjyqësore tjetër.
Zëdhënësi i policisë Cleveland konfirmoi që oficerët po vazhdojnë hetimet e tyre për ngjarjen.