Policia e Shtetit nuk di vetëm të ndëshkojë por gjithashtu edhe këshillon drejtuesit e automjeteve.

Në një kontroll rutinë me kamera në trup policia ka filmuar momente nga kontrolli i automjeteve. Drejtuesi i makinës së ndalur nga policia është këshilluar të vendosë rripin e sigurimit por shoferi i është përgjigjur se është i gjatë 1.90 cm.  
 
Policia gjithashtu ka kryer testin e alkoolit ku ka rezultuar se shoferët e ndaluar nuk kanë konsumuar dhe polici i ka falenderuar që nuk kanë konsumuar alkool.

Një tjetër makinë e ndalur nga policia gjithashtu është këshilluar të vendosë rripin e sigurimit duke i theksuar së është për të mirën e tyre vendosja e rripit. Shoferi nuk ka kundërshtuar, ka vendosur rripin e sigurimit dhe më pas është larguar. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)