Policia – Këtë vit 500 % më shumë lëndë narkotike e asgjësuar se në 2013

Policia e Shtetit ka një rritje të ndjeshme të forcës goditëse përballë shkelësve të ligjit.

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp ka publikuar sot rezultatet njevjetore të uniformave blu nga data 15 shtator 2013-15 shtator 2014.

Sa i takon sekuestrimit të lëndëva narkotike, Policia e Shtetit ka mundur të kapë 604% kokainë më shumë se një vit më parë dhe 371% më shumë marjiuanë. E "përkthyer" në shifra rezulton se këtë vit janë kapur 101.8 ton majiuanë kundrejt 21.6 ton vitin e shkuar. Sa i takon kokainës, jane 23.2 kg këtë vit, kundrejt 3.2 kg vitin e shkuar.

Policia e Shtetit ka realizuar 40% më shumë operacione ndërkombëtare, 41 këtë vit, 28 vitin e shkuar. Ka asgjesuar 500% më shumë bimë narktoke, 541.562 rrenje këtë vit, kundrjet 90.330 vitin e shkuar. Po ashtu, Policia e Shtetit ka arrestuar 25% më shumë persona se një vit më parë të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike dhe 51% më shumë të arrestuar sa i takon përfshirjes në trafiqe të qenieve njerëzore. Persona të hetuar për korrupsion jane 83 % më shumë se një vit më parë, 1080 persona të hetuar këtë vit, kundrejt 591 vitin e shkuar. Vlera e aseteve kriminale tës sekuestruara janë 111% më shumë se nje vit me pare.

Këtë vit ka patur 7% më pak viktima nga vrasjet, pra nga 144 të vrarë një vit më parë, këtë vit numriishte 120, ndërsa ka patur 17 plagosje të rënda më pak se një vit më parë. 

ATSH
 
 
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen