Policia kontroll në gjithë vendin kap 93 persona dhe 125 kg drogë
Policia e Shtetit ka nisur një kontroll të imtësishëm në të gjithë territorin, duke përfshirë jo vetëm baret, lokalet, ambiente të tjera, por edhe kufirin jeshil e blu që lidh vendin tonë me vendet e tjera ku ka vënë në pranga 93 persona dhe ka sekuestruar 125 kg cannabis. VIDEO
Policia e Shtetit ka nisur një kontroll të imtësishëm në të gjithë territorin, duke përfshirë jo vetëm baret, lokalet, ambiente të tjera, por edhe kufirin jeshil e blu që lidh vendin tonë me vendet e tjera ku ka vënë në pranga 93 persona dhe ka sekuestruar 125 kg cannabis.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, në kuadër të rritjes së sigurisë në vend, janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Renea, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor, Patrullat e Përgjithshme , Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.
Gjatë fundjavës janë arrestuar dhe ndaluar 96 persona për vepra të ndryshme penale, konkretisht: Nga Policia Rrugore 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë kapur e ndaluar 20 persona në kërkim, 5 persona për armëmbajtje pa leje, 12 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë, për dhunë në familje.
Po ashtu, 11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar, 10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike. Janë sekuestruar 3 armë zjarri, municione e tritol, ndërkohë që janë kontrolluar në gjithë vendin 55 lokale nate ku janë ndëshkuar 24 prej tyre me gjobë për shkelje si: Punonjës të parregjistruar të punësuar në lokale, Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.
Përveç kësaj, janë sekuestruar rreth 125 kilogram Canabis Sativa, një dozë Kokainë dhe dy doza Heroinë.
Janë sekuestruar malla kontrabandë, e 150 mijë Euro të pa deklaruara në pikën kufitare Kakavije.
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 104 leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik.