Policia kontroll, shkodranja hedh
paketat pa pullë në oborrin e fqinjes

Policia kontroll, shkodranja hedh<br />paketat pa pullë në oborrin e fqinjes
SHKODËR-U kapën me duhan të grirë dhe paketa cigaresh kontrabandë, arrestohen 2 persona një ndiqet në gjendje të lirë.
 
Në kuadër të operacionit të koduar "Trokadero", u arrestuan Ali Kopliku, 50 vjeç dhe Arben Lopçi, 52 vjeç, të dy banues në Shkodër.
 
Ndërsa A. L, 40 vjeç, banuese ne Shkoder, po ndiqet në gjendje të lirë. 

Në banesën e saj u gjetën 600 paketa cigare, të markës “Trokadero”, pa pullë të Ministrisë së Financave.

Gruaja ka tentuar fshehjen e 300 paketave duke i hedhur ne oborrin e komshijes, me qëllim fshehjen e tyre. 
 
Gjatë kontrollit në banesën e Ali Koplikut, u gjetën dhe sekuestruan 11 pako duhan i grirë, me mbishkrimin “Sheldija”, si dhe 600 paketa të Markës “Trokadero”.
 
Gjithashtu  Arben u kap në flagrancë duke blerë 30 paketa cigare “Trokadero”, që ishin pa pullë të Ministrisë së Financave.

[gallery]21642[/gallery]
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar