Elbasan/ Goditen 4 banda të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, transferohen në Tiranë, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, kokainë e heroinë! Ja të gjithë emrat

ELBASAN- Katër grupe kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndrësa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit. Ndërkohë, 45 të ndaluarit janë transferuar në Tiranë.

‘Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis të arrestuarve, ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë. ’- u shpreh drejtori i policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, në një konfernecë për shtyp, krah prokurorit Kreshnik Ajazi, mbajtur paraditen e sotme.

Grupet kriminale, sipas drejtorit të policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj. Mbi 490 efektivë policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale. Burime për Report Tv bëjnë me dije se vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

Të arrestuarit nga megaoperacioni

Një prej 52 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje  si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Sipas policisë të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale! 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 të ndaluar nga policia

  1. Joni Hasnjoku
  2. Durim Novaku
  3. Hysni Sadushi,
  4. Arsen Vishkulli, 
  5. Emiljan Dinja,
  6. Ledi Nergjoni,
  7. Erist Skilja 
  8. Gazmir Panxhi
  9. Gentjan Shabani
  10. Florenc Demiri
  11. Gavrosh Berati
  12. Rigert Kokoneshi 
  13. Ferdinand Sadushi
  14. Ahmet Kushi  
  15. Denis Darzeza
  16. Florenc Puto
  17. Storado Sadushi 
  18. Emre Puro
  19. Rezarta Isufaj,
  20. Shpetim Myrta
  21. Edor Hasanllari
  22. Andrea Gugu
  23. Armando Buzani
  24. Erind Hoxha
  25. Ilirjan Kume
  26. Sali Isufaj
  27. Klajdi Isufaj
  28. Igli Merko 
  29. Hekuran Gjeli 
  30. Xhuljano Gjyla
  31. Enea Hysenbelli 
  32. Leonard Tola
  33. Aldo Gjeli
  34. Esmirand Lici
  35. Xhulio Lluca
  36. Armand Lluca 
  37. Oltjon Çela 
  38. Sara Çepi
  39. Xhevit Bogdani
  40. Taulant Novaku
  41. Amarildo Sallaj
  42. Romarjo Bora 
  43. Rudolf Korumi 
  44. Mariglen Hida
  45. Fatmir Durbaku

Persona në kërkim
Enea Toĺlumi, Hysen haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi,  Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Të arrestuar në flagrancë
Gjatë kontrolleve policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: Nisur nga provat materiale të sekuestruara, janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, konkretisht Redi Nerpjetri, Eljus  Trashi, Mikel  Petriti, Gentjan  Gjoka, Fatjon Blloshmi

Në Policinë e Elbasanit mbërritën familjarë të personave të ndaluar pas kontrolleve në banesa. Ata u shprehën se u trembën nga kontrollet e policisë e se punojnë për bukën e gojës.

‘U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë.’- u shprehën ata.

Grupet kriminale kishin ndarë zonat ku ushtronin veprimtarinë e tyre të  shpërndarjes së lëndës narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
FOTOLAJM/ Transferohen nga Elbasani në Tiranë 45 të ndaluarit për trafik droge

1688048715_Capture.JPG

Janë sjellë në Tiranë 45 të ndaluarit nga operacionit “Rrjeti” të nisur nga policia e Elbasanit.

Ata kanë ardhur me një autobus të posaçëm drejt Tiranës.

Ora 15:29
VIDEO/ Autobusi me 45 të ndaluarit nga policia e Elbasanit për trafik droge niset drejt Tiranës

 

Autobusi që mbart 45 të ndaluarit nga policia e Elbasanit për trafik droge është nisur drejt Tiranës. Katër grupet kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndrësa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit.

Ora 12:22
Megaoperacioni i policisë në Elbasan, lënda narkotike sigurohej nga Fieri, Pogradeci dhe Tirana

1688031912_pess.JPG

Vendet ku sigurohej lënda narkotike ishin Fieri, Pogradeci dhe Tirana. 12 nga te ndaluarit rrezatojnë se kanë qenë edhe më herët të skeduar për drogë.

Ora 12:03
Megaoperacioni anti-drogë në Elbasan, Report Tv siguron emrat e të ndaluarve

1688031912_pess.JPG

Report Tv ka siguruar emrat e personave të ndaluar në qarkun e Elbasanit në kuadër të një megaoperacioni të zhvilluar kundër trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Personat e ndaluar: 

Joni Hasnjoku, 
Durim Novaku, 
Hysni Sadushi, 
Arsen Vishkulli, 
Emiljan Dinja, 
Ledi Nergjoni, 
Erist Skilja, 
Gazmir Panxhi, 
Gentjan Shabani, 
Florenc Demiri, 
Gavrosh Berati, 
Rigert Kokoneshi, 
Ferdinand Sadushi, 
Ahmet Kushi, 
Denis Darzeza, 
Florenc Puto, 
Storado Sadushi, 
Emre Puro, 
Rezarta Isufaj, 
Shpetim Myrta, 
Edor Hasanllari, 
Andrea Gugu, 
Armando Buzani,
Erind Hoxha, 
Ilirjan Kume, 
Sali Isufaj, 
Klajdi Isufaj, 
Igli Merko, 
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla, 
Enea Hysenbelli, 
Leonard Tola, 
Aldo Gjeli, 
Esmirand Lici, 
Xhulio Lluca, 
Armand Lluca, 
Oltjon Çela, 
Sara Çepi, 
Xhevit Bogdani, 
Taulant Novaku, 
Amarildo Sallaj, 
Romarjo Bora, 
Rudolf Korumi, 
Mariglen Hida
Fatmir Durbaku

Persona ne kerkim:  
Enea Toĺlumi, 
Hysen haziu,  
Eliberto Skilja, 
Sotir Kokoneshi,  
Albi Bicaku,  
Migel Balla, 
Migen Kucaj

Personat e arrestuar në flagrancë:
Redi Nerpjetri. 
Eljus  Trashi. 
Mikel  Petriti. 
Gentjan  Gjoka 
Fatjon Blloshmi

Ora 11:58
Një prej 52 të shoqëruarve nga policia në Elbasan, Hekuran Gjeli pjesë e grupit të Çapajve! I arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje (FOTO)

1688032931_hekurangjeli.jpg

Ky është Hekuran Gjeli, një prej 52 personave të ndaluar në Elbasan si pjesëtar të grupit të shkatërruar kriminal për prodhim dhe trafik droge, një emër jo pak i njohur për blutë e qytetit.

Gjeli rezulton të jetë pjesë e grupit të Çapajve, ndërsa më herët është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë pasur kryesisht rol dominues në zonat ku kanë kryer shpërndarjen e lëndës narkotike.

5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit.

Ora 11:44
Operacion anti-drogë ne Elbasan, policia: Shkatërrohet 1 grup kriminal, goditen dhe 3 të tjerë

1688031670_elbasan.jpg

Policia e Shtetit ka kryer një megaoperacion për të goditur gurpet të trafikut dhe shpërndarjes së drogës në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës. Në kuadër të operacionit janë ndaluar 45 persona, ndërsa 7 janë shpallur në kërkim. Policia thotë se ka shkatërruar krejtësisht një grup kriminal dhe ka goditur pjesërisht dhe 3 të tjerë.

Deklarata e plotë e policisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ilir Proda, së bashku me Prokurorin e Rrethit Kreshnik Ajazi, konferencë për shtyp në lidhje me megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Rrjeti”

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune hetimore tremujore, te ndjekur me metoda proaktive, u bë e mundur goditja e një rrjeti që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Strukturat hetimore të Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, si dhe ato të sektorit operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtrarive kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe në informacionet e marra nga qytetarët, për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike kryesisht për moshat e reja, referuan materialet e siguruara në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila regjistroi procedimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për disa shtetas që ushtronin këto veprimtari kriminale.

Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.

Ndjekja e këtij procedimi penal u bë me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, duke administruar në vazhdimësi çdo indicie dhe provë të re që sigurohej nga hetimi, inidicie të cilat ishin objekt analizimi dhe përcaktimi detyrash për ndjekje, në takimet periodike me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit.

Si rezultat i përkushtimit, përqendrimi maksimal në procesin e hetimit, bashkëpunimit dhe zbatimit të përpiktë të detyrave, u bë i mundur dokumentimi i përfshirjes në këto veprimtari kriminale të 52 shtetasve, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, të ndarë në disa grupe kriminale.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi, Gjykata e Elbasanit, në bazë të kërkesës së prokurorit, ka nxjerrë vendim për lejimin e kontrollit të ambienteve të banimit dhe bizneseve të ndryshme, të 28 subjekteve.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Nisur nga provat materiale të sekuestruara, janë arrestuar në flagrancë edhe 5 shtetas të tjerë, pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale, konkretisht shtetasit: R. N., E. T., M. P., G.  Gj. dhe F. B.

Njëkohësisht, janë proceduar në gjendje të lirë 29 shtetas, për të cilët vijon puna hetimore, me qëllim dokumentimin e veprimtarive kriminale të kryera prej tyre.

Këta shtetas, prej disa vitesh, ushtronin veprimtaritë kriminale në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, armëmbajtjes pa leje dhe pastrimit të produkeve të veprës penale. Ata vepronin të ndarë në disa grupe kriminale dhe kishin ndarë gjithashtu edhe zonat e influencës ku e ushtronin veprimtarinë e tyre kriminale.

Gjatë analizës kriminale të shtetasve për të cilët sot u ekzekutuan urdhrat e ndalimit, si dhe të personave të shpallur në kërkim, rezulton se:

11 prej tyre kanë qenë të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti.

Vlen të theksohet fakti që 10 shtetas janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, është goditur plotësisht një grup kriminal dhe janë goditur pjesërisht 3 grupe të tjera kriminale.

Hetimi i thelluar është në vijim, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre grupeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjej rastin të falënderoj sot drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, drejtuesit dhe strukturat eprore të Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë të cilët inicuan dhe ndoqën këtë procedim, si dhe punonjësit e Policisë që morën pjesë në këtë operacion.

Një falënderim të veçantë kam për komunitetin e qarkut të Elbasanit, për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, për dhënien e informacioneve të vlefshme dhe te dobishme, dhe i siguroj se besimi dhe bashkëpunimi tyre nuk do të shpërdorohet në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë. Policia e Elbasanit do të ketë gjithmonë seriozitetin dhe përkushtimin e punonjësve të saj, për të ndëshkuar pa kompromis çdo figurë krimi dhe cilindo që implikohet, i vetëm apo në formë të strukturuar, në veprimtari të ndryshme kriminale, në mënyrë që jo vetëm të ruajmë parametrat e arrirë vitin e fundit në drejtim të rendit dhe sigurisë publike, por dhe t’i përmirësojmë ato në nivelin më maksimal që na kërkohet dhe siç e meriton komuniteti i këtij qarku.

Siguroj  opinionin publik, se në përmbushje të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për sundimin e ligjit në të gjithë territorin, strukturat e Policisë së Elbasanit janë të angazhuara maksimalisht për të goditur çdo paligjshmëri, me qellim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët e huaj.

Faleminderit!

Ora 11:41
Video e operacionit 'Rrjeti' në Elbasan, dhjetëra tufa me 50- mijëshe, kavanozët me kokainë, heroinë

 

Policia e shtetit ka publikuar videon e operacionit të koduar "Rrjeti". Dhjetra makina policie mësynë Elbasanin dhe Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Ilir Proda, së bashku me Prokurorin e Rrethit Kreshnik Ajazi dolen sot ne konferencë për shtyp në lidhje me megaoperacionin policor antidrogë të koduar “Rrjeti”

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 

Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale.

Gjatë kontrolleve në këto ambiente, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta, një shumë të madhe parash prej 51 milionë lekësh, 15 mijë euro, si dhe një shumë frangash zviceriane.

Ora 11:19
FOTOLAJM/ Megaoperacioni i policisë në Elbasan, 45 të arrestuarit nisen me autobus drejt Tiranës

1688030425_gdgdg.JPG

45 të arrestuarit nga operacioni i koduar 'Rrjeti' i policisë së Elbasanit do të shoqërohen drejt Tiranës me autobus.

Ndërkohë para komisariatit ndodhen familjërët e të ndaluarve të cilët kërkojnë shpjegime për arrestimet.

“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”- u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.

“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”-thanë familjarë të tjerë.- thanë ata për mediat. 

Ora 11:10
Goditen grupet kriminale të drogës në Elbasan, poicia: 1.3 kg kokainë, heroinë, kanabis, kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €

 

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat sa i takon një hetimi 3 mujor për goditjen e trafikut të drogës. Policia e Elbasanit ka goditur grupe kriminale që shpërndanin drogë të llojit të ndryshëm si heroinë, kokainë, kanabis etj. Në saj të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë.

“Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 313 g kokainë. 860 gr heroine, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, fara kanabis, metadon të sekuestruara. Një armë zjarri, sasi municioni, silenciatorë, armë të forta si dhe një shumë prej 51 milionë lekësh dhe 15 mijë euro.

5 shtetas të tjerë pjesëtare, dhe në gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë. 11 të tyre kanë qenë të dënuar për vepra të lëndëve narkotike, ndërsa të tjerë për vepra të ndryshëm penale. 10 persona janë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Hetimi është në vijim. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, 48 të proceduar 7 janë në kërkim.”- thotë një prej policëve.

Ora 11:07
Operacioni i policisë në Elbasan, familjarët e të arrestuarve para komisariatit: Në shtëpi nuk gjetën asgjë, punojmë për bukën e gojës

 

Familjarët e disa prej të arrestuarve nga operacioni i policisë në Elbasan ndodhen para komisariatit ku po kërkojnë lirimin e të afërmve të tyre. Në intervistën e dhënë për mediat, ata shprehen se nuk kanë pasur asnjë dijeni për operacionin policor dhe mohojnë që të afërmit e tyre të kenë lidhje me aktivitete kriminale.

“U trembëm, erdhën aty edhe na hynë në shtëpi. E shoqëruan se sipas tyre ka kryer trafik droge. Kontrolluan në shtëpi dhe nuk gjetën asgjë. Jetojmë në kohën e kriminelave dhe diktaturës, janë bërë më keq se Putin atje që po vret njerëz”- u shpreh e ëma e një prej të arrestuarve.

“Njëri ishte civil, jam shefi i krimeve të rënda më tha ai. Te ne e gjetën tek fukarenjtë. Duhet të sqarohet prindi se çfarë paska bërë fëmija. Ne punojmë për bukën e gojës. Nuk kishin urdhër për të hyrë në banesë”-thanë familjarë të tjerë.

Ora 11:06
Operacioni antidrogë, në Elbasan, drejtori i policisë: Janë arrestuar edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve kriminale

 

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Proda, u shpreh së në operacionin anti-drogë të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Elbasan, ndër të arrestuarit ka edhe biznesmenë si dhe drejtues të grupeve kriminale.

‘Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis tyre ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë.’- u shpreh Proda.

Ora 11:05
Elbasan, policia godet grupet kriminale të shpërndarjes së drogës, 45 të arrestuar 7 në kërkim

1688029391_polici.jpg

Policia e Shtetit ka arrestuar 45 persona dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

'Jam sot këtu, së bashku me drejtuesin e Prokurorisë, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune hetimore tremujore, te ndjekur me metoda proaktive, u bë e mundur goditja e një rrjeti që ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe të armëmbajtjes pa leje.

Strukturat hetimore të Seksionit kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, si dhe ato të sektorit operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës parandaluese, evidentuese dhe goditëse ndaj veprimtrarive kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe në informacionet e marra nga qytetarët, për shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike kryesisht për moshat e reja, referuan materialet e siguruara në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila regjistroi procedimin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për disa shtetas që ushtronin këto veprimtari kriminale.

Për një periudhë gati tremujore, strukturat hetimore, në drejtimin e drejtuesit te Prokurorisë së Elbasanit, njëkohësisht prokuror i kësaj çështjeje, kanë analizuar me detaje të gjitha informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, jo vetëm për periudhën aktuale, por për një shtrirje kohore prej disa vitesh.

Ndjekja e këtij procedimi penal u bë me anë të përdorimit të metodave speciale të hetimit, duke administruar në vazhdimësi çdo indicie dhe provë të re që sigurohej nga hetimi, inidicie të cilat ishin objekt analizimi dhe përcaktimi detyrash për ndjekje, në takimet periodike me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit.

Si rezultat i përkushtimit, përqendrimi maksimal në procesin e hetimit, bashkëpunimit dhe zbatimit të përpiktë të detyrave, u bë i mundur dokumentimi i përfshirjes në këto veprimtari kriminale të 52 shtetasve, të cilët dyshohet se kanë konsumuar veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në mënyrë individuale dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, të ndarë në disa grupe kriminale.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, pas krijimit të dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, ka nxjerrë 52 urdhra ndalimi, të cilat janë ekzekutuar mëngjesin e sotëm, nga strukturat policore të DVP Elbasan, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë megaoperacionit të sotëm, i cili u shtri në Elbasan, Cërrrik, Peqin, Belsh, Librazhd, Përrenjas dhe Pogradec, u angazhuan 490  punonjës policie dhe 5 dronë, si dhe u kontrolluan 52 banesa dhe 18 lokale. Si rezultat i kësaj pune policore, janë ekzekutuar urdhrat e prokurorit, janë ndaluar 45 shtetas dhe 7 te tjerë janë shpallur në kërkim, konkretisht janë ndaluar shtetasit J. H., D. N., H. S., A. V., E. D., L. N., E. S., G. P., G. Sh., F. D., G. B., R. K., F. S., A. K., D. D., F. P., S. S., E. P., R. I., Sh. M., E. H., A. G., A. B., E. H., I. K., S. I., K. I., I. M., H. Gj., Xh. Gj., E. H., L. T., A. Gj., E. L., Xh. Ll., A. Ll., O. Ç., S. Ç., Xh. B., T. N., A. S., R. B., R. K., F. D. dhe M. H., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. T., H. H., E. S., S. K., A. B., M. B. dhe M. K.'- njofton policia.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per Hasan Vlore: 29/06/2023 22:56

    Kush esht ky Lon Kokuqi ne Vlor. Mbahet noj cik per i fort??

    Përgjigju
    • Nar Musta: 30/06/2023 07:42

      Esht 1 sot per sot

  • Hasan Vlore: 29/06/2023 22:49

    Policia po ka byth ti bjeri bandes te Lon kokuqit ne Vlore.Nuk guxojn as ti permendin emrin se e din ci pret pastaj

    Përgjigju
  • Elbasani: 29/06/2023 20:09

    Te gjith keto te arrestuar jan ato qe funizohen tek kundershtaret e suel celes.pse nuk arrestoni edhe ato qe funizihen tek suel cela apo harrova sueli ben fushat e hedh lek per partin socialiste

    Përgjigju
  • Dumani: 29/06/2023 15:05

    Ky po qe eshte megaoperacion, 45 perdorusa e 1 kile allci per suva me demek kokaine….ahahahahahahhaahha u dhim tu qesh…. po kush do e bej operacIonin : ilir dorda qe esh ushtar i suel celes, apo lenc meta qe esh ushtar i vis martinit? Kto drejtus dhe po paten kap me verte nai cik drog o e pin vete o e qesin me shit neser mjes. Bravo bravo shteti!

    Përgjigju
    • Ijhg: 29/06/2023 19:42

      Policia eshte krimi

  • nick: 29/06/2023 13:18

    keni lan edhe ja 3 tjer pa kap,bani dhe i aksion tjeter.se kto mir qe te shesin ,po tfusin dhe borxhe der aty ku sman ma dhe tbajn presion pastaj

    Përgjigju
  • Loran: 29/06/2023 12:09

    Seriozisht mburret policia qe ka kap45 veta me nje automatik 4 fishek e pak drog o polici mbaruar

    Përgjigju
  • Nuk e kuptoj: 29/06/2023 12:06

    Sikur po lejohet me ligj kultivimi i kanabisit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit