Shtohet lëvizja e makinave për festa, policia u 'shtyp frenat' shoferëve: Pezullohen 62 patenta, shkak shpejtësia e lartë dhe alkooli

Policia ka shtuar kontrollet në rrugë gjatë festave për të evituar shkeljet në mënyrë që të shmangen aksidentet.

Prej mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Duke qenë se është ditë festive, njëkohësisht edhe fundjavë, policia thotë se lëvizjet në akset rrugore janë shtuar. Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë si dhe janë shtuar kontrollet.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Monitorim në rrugët interurbane Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Tiranë-Lezhë dhe Fier-Vlorë-Fier, si dhe në Rrugën e Kombit, për të parandaluar aksidentet rrugore qe vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Monitorim në të gjitha rrugët e vendit, me dragera, për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Ditë festive, njëkohësisht dhe fundjavë, ndaj lëvizjet në akset rrugore janë të shtuara. Në këtë kuadër, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa për monitorimin e pandërprerë të akseve rrugore nacionale. Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.

Po kështu kontrollet janë përqëndruar edhe në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale duke përdorur dhjetëra akooltestues, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore do jetë prezente kudo, me radarë e dragera, jo për të shtuar numrin e gjobave, por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë, nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullat dhe normat e sjelljes në rrugë.

Gëzuar Vitin e Ri, festoni, shijoni fundjavën, por duke resektuar rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës suaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli