Kontrolle te bafasishme janë bërë në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Disa serbë me akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit policor janë arrestuar. Operacioni policor u krye pa paralajmërim, pasi të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale.
Liberland, një tokë 7 km2 në Danub nuk u prek nga forcat policore për më shumë se 25 vjet. Ky territor i përkiste Serbisë që nga periudha austro-hungareze, por është patrulluar nga policia kroate, e cila javë më parë kishte penguar këdo që të vizitonte zonën.
Me hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen kufiri me Serbinë u bë një kufi evropian me hapjen e një pike kufitare zyrtare , e cila përfshin kontroll pasaportash. Policia kroate urdhëroi po ashtu ndalimin e ndërtimeve në atë zonë.
Gjithsesi Serbia pretendon se ky territor nuk ka qenë kurrë pjesë e Kroacisë dhe bie jashtë kufijve të saj.
Policia kufitare kroate është e autorizuar siç duhet për të kryer aktivitete që synojnë mbrojtjen e kufijve kombëtarë të Kroacisë dhe kufijve më të gjerë të Shengenit.