Siguria në plazhet shqiptare mbetet sfidë! Nga Vlora në Sarandë, bllokohen 30 skafe jet ski e gomone, lundruan afër bregut! Gjoba deri në 1 mln drejtuesve

Vdekja tragjike e Jonada Avdisë, vajzës 7 vjeçare e cila kishte ardhur nga Anglia për të kaluar pushimet e verës në plazhet shqiptare nuk duhet të përsëritet më. E vogla humbi jetën më 3 gusht të 2022 pasi u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga Komisari i policisë Arjan Tase  i cili ishte afruar në bregdetin e Himarës ku e vogla po lahej me të atin.

Prandaj përmirësimi i sistemit të sigurisë në plazhet shqiptare duhet të vijojë të shihet me prioritet.

Policia prej ditësh kryen monitorimin e vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, dhe ajo që vihet re është se ka ende drejtues të mjeteve të lundrimit të cilët në mënyrë të papërgjegjshme lundrojnë në zona të bregëzuara apo në zona të ndaluara ku ka plazhistë duke u rrezikuar dhe jetën.

Nga Vlora në Sarandë bllokohen 30 mjete lundruese

Në të gjithë hapësirën ujore të qarkut Vlorë, grupe kontrolli nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.

Nga Vlora në Sarandë janë bllokuar 30 mjete të tjera lundruese. Nga këta 12 Jet Ski, 13 gomone dhe 5 skafe. Gjithashtu janë gjobitur drejtuesit e tyre me gjoba që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Gjobiten drejtuesit e mjeteve lundruese

Në Radhimë, Ksamil, Borsh, Lukovë dhe në Vlorë janë bllokuar 12 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masat 100 000 lekë dhe 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni; 2 drejtues u ndëshkuan me nga 100 000 lekë, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar, ndërsa 9 drejtuesit e tjerë u ndëshkuan secili me nga 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni; 

-Në Radhimë, Dhërmi, në shpellën e Lukovës dhe në Vlorë u bllokuan 5 mjete lundruese skafe. 3 nga drejtuesit u ndëshkuan me masën 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zona të ndaluara, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë  u ndëshkuan me 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni. 

Apeli

Policia Kufitare e Vlorës apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë. 

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/07/2023 01:19

    Masat nuk mjaftojne.Vendosni gjoba,sekuestroni mjete lundruese,por do te ishte me mire t'ua ktheni ne dhjetor.Le ta humbin kete sezon keta gjeldetat e ujit,se vetem keshtu vene mend.

    Përgjigju
  • Plazhi Vlore: 23/07/2023 14:20

    Respekte per Policine e shtetit hera e pare qe bejme plazh te qete sepse cdo vit vrasesit me gomone e motora uji na vinin deri ne breg duke bere akrobacira te rezikshme per te gjithe pushuesit. Bravo Bravo Bravo!!!

    Përgjigju
    • Populli: 23/07/2023 17:19

      Edhe nga pjesa e plazhit deri ne golem duket mire sivjet. Si gjithmone duhej qe te sakrifikoheshin njerez per ti zbutur kafshet mbi motora apo skafe

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion