Policia Kufitare e Korçës ka intensifikuar kontrollet në kufi, duke goditur dy raste të paligjshmërisë dhe proceduar penalisht 3 shtetas.
Në afërsi të Qafës së Zvezdës, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec ndaluan një kamioncinë që transportonte dru zjarri pa dokumentacion, duke sekuestruar sasinë e druve dhe mjetin. Për këtë rast u procedua shtetasi K. D., 38 vjeç, për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.
Po ashtu, u ndalua një furgon ku u gjet një viç i pamatrikulluar dhe pa dokumentacion, i dyshuar si i kontrabanduar. U proceduan shtetasit S. Ll., 57 vjeç dhe K. M., 67 vjeç, për “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Tregtim e transport mallrash kontrabandë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Korçë
"Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra të tjera dhe një rast i krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 3 shtetas.
1.Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, në afërsi të Qafës së Zvezdës, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip kamioncinë me drejtues shtetasin K. D., 38 vjeç, banues ne fshatin Cangonj, Devoll. Në pjesën e karrocerisë së mjetit gjetën një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
2.Gjithashtu po nga këto shërbime është ndaluar automjeti tip furgon me drejtues shtetasin S. LL., 57 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në fshatin Orman, Pojan. Në pjesën e karrocerisë së mjetit u gjet një gjedh (viç) i pamatrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës, i dyshuar si i kontrabanduar.
Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në këto raste u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe për shtetasit S. Ll. dhe K. M., për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme."
Komente










