Policia Kufitare ka shpëtuar sot dy persona që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, efektivët i konstatuan dy personat  gjatë monitorimit të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese. Ndërhyrja e menjëhershme me Jet Ski bëri të mundur shpëtimin e 67 vjeçarit me inicialet M. P.banues në Burrel, dhe 41 vjeçarit me inicialet Z. N. banues në Velipojë.

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin e vijës bregdetare për garantimin e sigurisë së pushuesve. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që, në rast nevoje ose kur konstatojnë situata që mund të rrezikojnë sigurinë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.