Policia: Lazaratasi i vrarë s’ka
lidhje me drogën e Durrësit

Policia: Lazaratasi i vrarë s’ka<br />lidhje me drogën e Durrësit
TIRANE- Policia e Gjirokastrës, ka hedhur poshtë versionin e përhapur një ditë më parë se vrasja e 25- vjeçarit, Shpendi Basha nga Lazarati, e ndodhur dy ditë më parë, të ketë lidhje me sasinë e 2 ton hashash të kapur nga Policia e Durrësit të dielën e 9 marsit.

Policia konfirmoi se i riu është ekzekutuar pas shpine me tre plumba pistolete, por sipas grupit hetimor, nuk ekziston asnjë lidhje mes ngjarjes së Durrësit, me atë të vrasjes së lazaratasit, i gjendur i vrarë, në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se Shpendi Basha, nuk ishte pjesë e ndonjë klani trafiqesh të lëndëve narkotike. Ai nuk rezultonte në dosjet hetimore-policore apo të organit të akuzës. Policia po heton në tre pista për zbardhjen e ngjarjes, në atë të ndonjë hakmarrjeje nga element trafikantë për prishje të pazareve, në atë të ekzekutimit të tij për shkaqe borxhesh ndaj personave të tjerë, si dhe në pistën e vrasjes si “spiun”, pasi mund të ketë dekonspiruar një apo disa aksione për trafikun e marijuanës nga Lazarati, në drejtime të ndryshme. Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar rreth pesë persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje, u lanë të lirë për mungesë provash. Mesditën e së hënës, është organizuar edhe ceremonia e varrimit të Bashës në fshatin Lazarat ku ai jetonte.

Djeg makinën e drogës
I vë flakën makinës dhe drogës, pasi u diktua nga forcat e policisë. R.B, 28 vjeç nga fshati Lazarat i Gjirokastrës është shpallur dje në kërkim nga policia, pasi po transportonte me automjet një sasi droge së cilës i vuri më pas zjarrin. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në aksin Gjirokastër-Kakavijë në afërsi të fshatit Jergucat, 5 km larg kufirit me Greqinë, kur policia ka gjetur në flakë një automjet të ngarkuar me lëndë narkotike, marijuanë.

Policia më herët, kishte marrë iformacion për trafikimin e lëndës narkotike nga Lazarati, në drejtim të Greqisë dhe për këtë, kishte marrë masat, për kapjen e saj dhe transportuesit. Ky i fundit, transportonte sasinë e marijuanës, në automjetin tip VOLVO me targa greke YKP39-74 nga Lazarati, në drejtimin jugor për në kufirin që ndan dy shtetet. Policia është vënë në ndjekje të mjetit, i cili pranë fshatit Jergucat, doli nga rruga. Drejtuesi i mjetit shfrytëzoi disa sekonda para se të vinte policia, për t’i vënë flakën makinës me drogë. Më pas ai u largua duke u shpëtuar prangave të policisë. Burime policore thanë se në makinë ndodheshin 250 kg marijuanë.

Shkrimi u publikua sot (11.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim