Policia lëshon dronet për kontrollin e drogës, 31-vjeçari në Bulqizë kapet duke kultivuar kanabis në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

Operacionet e policisë për të evidentuar parcela me kanabis sativa ka vijuar me dron në zonën e Dibrës.  Policia thotë se gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë, por nuk janë evidentuar raste të tentativës së kultivimit të lëndëve narkotike.

Por përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër.

Sipas policisë në lagjen "Gjeologu",  në Bulqizë u konstatua një rast i kultivimit të kanabisit,  dhe u arrestua shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

1591860565_drone.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Integrimi  në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe