Forca të shumta të policisë maqedonase janë futur sot në fshatin e banuar me shqiptarë në Malinë te Shkupit. Qindra policë të armatosur janë futur mëngjesin e sotëm në këtë zonë dhe po kontrollojnë shtëpitë, kurse mbi fshat po fluturojnë helikopterë të policisë maqedonase.

likove

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i Ministrisë së Brendshme, Ivo Kotevski, i cili ka njoftuar se aksioni i policisë po vazhdon. Autoritetet policore nuk kanë bërë të ditur qëllimin e këtij aksioni. Malina ndodhet në zonën kufitare Maqedoni - Kosovë. Sipas mediave maqedonase ky operacion vjen pas sulmit në Likovë.

likove

likove

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)