Policia mbyll linjat
e hashashit dhe heroinës

Policia mbyll linjat<br />e hashashit dhe heroinës
VLORE- Nga disa aksione janë sekuestruar sasi të mëdha droge në zona të ndryshme të vendit. Kështu, 16.3 kg lëndë narkotike marijuanë, u kap dje në doganën e Kakavijës, ndërsa në pranga është vënë edhe transportuesja, Maria Çika, 43 vjeçe, nga Delvina. Efektivët e Policisë në Kakavijë, në bashkëpunim edhe me agjentët e antidrogës, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin “Citroen”, me targa greke XNP 3357, me banim të përkohshëm në Athinë, kanë konstatuar lëndën narkotike. “Gjithësej në automjet u gjetën 40 pako me lëndë narkotike , me peshë totale 16.3 kg mariuanë”, bën të ditur Policia e Gjirokastrës.

Ndërkaq, transportimi i lëndës narkotike “Canabis sativa”, nga Lazarati me destinacion Greqinë, ka çuar në prangat e policisë së Korçës pesë shtetas. Në operacionin "Rajca", është bërë arrestimi i shtetasve Ramadan Kapa, 23 vjeç, Haxhi Mero, 27 vjeç, Jetmir Serjanaj, 31 vjeç dhe Eduard Hoxha, 29 vjeç dhe Besmir Dashi, 27 vjeç. Pasi merrnin drogën në Lazarat, e çonin atë në Fier e më pas në Korçë dhe më pas në Greqi.

Sakaq, një sasi prej 4 kg lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar gjatë një kontrolli në portin e Vlorës. Droga u gjet në një makinë tip BMË më targë AA620 HN që drejtohej nga një shtetas me inicialet I. H., nga Pogradeci dhe po tentonte të kalonte në Itali përmes tragetit të linjës Vlorë-Brindizi të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 8 pako e llojit heroinë dhe ishte fshehur në pjesën e përparme të automjetit në zonën e motorit.
 
 Shkrimi u publikua sot (22.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim