Skemë mashtrimi me TVSH-në, në pranga 5 persona, krijuan 5 subjekte dhe i shkaktuan 6 mln euro dëm shtetit! Sekuestrohen asete me vlerë 2 mln euro, mes tyre firmë minerare

Mashtrim me skemën e TVSH dhe rimbursim nga shteti me fatura fiktive. Kjo është akuza që rëndon mbi disa arrestuar në Durrës. Disa persona janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë së Durrësit, pas hetimeve për një skemë mashtrimi me TVSH-në. Mësohet se gjykata ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me 'arrest me burg', dhe 3 masa 'detyrim paraqitje'. 

Deri tani janë vë në pranga Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo.  Prokuroria e Durrësit prej disa muajsh ka hetuar një ngjarje të vitit 2016. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale. Bëhet fjalë për rreth 6 milion euro detyrime të papaguara. Administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet me dije se personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive  me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që  kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera,  të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Nga  aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore  shuma të mëdha  duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth  6 milion Euro. 

Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive  me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Gjithashtu prokuroria njofton se nbga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve: Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emer të shetatsit A.A, një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emer të shtetasit A.Xh, një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.l. Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet krimina

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar “SKEMA“. Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës   siguruan  dhe ekzekuatuan vendimin  nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë 'arrest  me burg për 7' shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë,  si dhe masën e sigurimit  pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe "R. B. - GENERAL SERVIS", me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2miljon euro. Në kuadër të këtij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve: 1. Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë. 2. Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë. 3. Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë. 4. Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë. 5.Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona  të tjerë", thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Mes personave të arrestuar është pronari i kompanisë së hekur-Nikelit që vepron në zonën e Bilishtit, “Alfa Nikel”,. e cila është sekuestruar. Personi i arrestuar quhet Ali Agolli, i cili dyshohet se ka kryer fatura fiktive me qëllimin e vetëm për përfitim të rimbursimit me TVSH-në.

Ekstrakti në QKB i kompanisë

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehuuu: 09/11/2021 15:27

    Sa leke paskemi pas si shtet, dhe qahemi qe jemi shteti me i varfer

    Përgjigju
  • maska: 09/11/2021 15:14

    Edhe keta dodalin shpejt nga burgi sic dolen ata ne tirane me rimbursimin e TVSh, vjedhje e paster, por cuditerisht u liruan

    Përgjigju
  • Tarrasi: 09/11/2021 15:06

    Po te drejtoria e tiranes pse nuk dolen apo ska burg qe i mban se jan shume

    Përgjigju
    • emri: 09/11/2021 15:35

      kjo qe the ti dhe fakti qe keta te pakten po vjedhn hajdutin me te madh shtetin (se zakonisht na vjedhin direkt keta mashtruesit duke e nxjere nga loja palen e trete qe eshte shteti). hajde do paguajne ato lek qe te dalin tek zyrtare te tjere e ja keshtu : prape gjalpi ne bakllava mbetet ....

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen