PRIZREN- Policia në Prizren ka larguar mbrëmë nga rruga 48 lypsarë. Prej tyre 42, ka rezultuar se janë nga Shqipëria. Aksioni ka filluar në ora 21:00 dhe ka përfunduar në ora 23:00.
“Në këtë aksion janë kapur nga policia 48 lypsarë, në mesin e të cilëve 42 shtetas të Republikës së Shqipërisë, ndërsa 6 të tjerë shtetas kosovar kryesisht nga komuna e Gjakovës”, konfirmoi për TVPZ, rreshteri i PK-së, Nuridin Begolli.
Sipas tij, lypsarët nga Shqipëria janë dërguar në vendin e vet. "Lypsarët e Shqipërisë i janë dorëzuar policisë të shtetit shqiptar, ndërsa ndaj 6 lypsarëve nga Kosova është ngritur procedurë penale”.
Begolli tha se aksione të ngjashme do të ketë edhe gjatë ditëve të tjera.
Marrë nga "Zëri"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com