Policia, ndalon 18 raste
të dhunës brenda familjes

Policia, ndalon 18 raste<br />të dhunës brenda familjes
TIRANE- Gjatë fundjavës, në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë ne shkallë vendi është ndërhyrë në 18 raste të dhunës në familje, duke kryer dhe veprimet procedurale përkatëse. Në 3 raste, shkruhet në njoftim, shpërndarë dje për shtyp nga Policia e Shtetit, autorët e kësaj dhune janë arrestuar në flagrancë, në 1 rast autori është proceduar në gjendje të lirë dhe në 14 raste nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

 Kështu, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, është arrestuar 1 person autor i dhunës në familje dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes në  5 raste.Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Dashamir Luta, vjeç 40, banues në fshatin Shals, pasi dyshohet se më datë 06.10.2013, rreth orës 20:30, në banesë, ka kanosur e ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.  Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, ku strukturat e policisë në 2 raste kanë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes dhe në 1 rast autori është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë. 

Ndërkohë në Kuçovë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Sh., 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit 18 vjeçar. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës në 5 raste janë plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës në 5 raste janë plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes. Ndërkohë në Shijak u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.T., vjeç 30, banuese në fshatin Koxhas, pasi bashkëshorti Mondi  T., vjeç 37, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.  

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, në Mirditë,  u arrestua në flagrancë shtetasi Vesel Hasani, 50 vjeç, banues në fshatin Gjorm, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.H., si dhe ka kanosur me thikë djalin 19 vjeçar.Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.R., 25 vjeç , banuese në Fier, pasi bashkëshorti Kreshnik I., vjeç 33, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Nga strukturat e policisë  në Përmet, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen O.D., vjeç 28, banuese në Përmet, pasi bashkëshorti Leonard D., vjeç 45, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Çështjet janë referuar në prokurori për veprime të mëtejshme

Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali

7 viktima nga moti i keq me stuhi e shi në Francë e Zvicër, përmbytje e rrëshqitje dheu në zonat alpine në Itali