Policia malazeze ka bërë të mundur ndalimin e 7 çantave me 205 kg marijuanë në Ulqin në afërsi të lumit Buna, të cilat dyshohet se ishte sjellë nga Shqipëria
Gjatë patrullimit të policisë kuiftare malazeze, mes kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi në afërsi të Lumit Buna, janë pikasur 4 persona të cilët po transportonin çantat. Pasi janë parë nga polica, ata janë larguar.
Dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria dhe kishte destinacion Malin e Zi.
Policia po kapjen dhe identifikimin e transportuesve, por edhe të bashkëpunëtorëve të trafikantëve nga Shqipëria me ata malazezë.