Mozzik gjatë ditës së sotme ka vendosur të shpërndajë albumin e tij në qytete të ndryshme të Kosovës. Me një autobusi që ishte i dizajnuar me kopertinën e albumit të ri, ai kishte zgjedhur disa qytete ku edhe takoi fansat e tij, por kjo ka sjellë kundërshtim nga policia. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se e ka ndërprerë aktivitetin për shkak të urdhrave të policisë.
“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxisin panik, policia dha urdhër që ta ndërpremë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës, duke respektuar vendimin dhe urdhrin e policisë”, shkruan Mozzik.
Kjo erdhi për shkak të ndalimit të grumbullimeve për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.
Hahahaha!!!!!!!
Përgjigju