Vetëm gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit ka ndëshuar 561 shoferë për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 479 shoferë për përdorim të të celularit.
Ndërsa 235 të tjerë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Më tej policia njofton se janë ndëshuar edhe 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.
Plani operacional do vijojë gjatë gjithë fundjavës dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëjnë parakalime të gabuara, të mos dalin nga kolona kur ka fluks dhe të mos qarkullojnë në sens të kundërt, të mos qarkullojnë me shpejtësi apo nën efektin e alkoolit, të përdorin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.
Policia rrugore nuk e rregullon qarkullimin me police qe dalin me radar si ne kohen e monizmit qarkullimi duhet te kontrollohet me radare elektronik ashtu si ne BE
PërgjigjuTe gjith policat e rrugores ju p*llohen grat shum ‘ dhe duhen rrahur tre here ne dit ..respekte vetem per renean ..
Përgjigju