Një 32-vjeçar nga Hasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë dhe është vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë së Krujës gjatë kontrollit të bërë ndaj 32-vjeçarit ka rezultuar se nuk kishte autorizim për të lëvizur dhe pas kundërshtimit të forcave blu është bërë dhe arrestimi.
"Personi me inicialet G. S, banues në Has, nuk ishte i pajisur as me autorizim, as me dokument identifikimi dhe gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë për të verifikuar gjeneralitetet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit, i cili pretendonte se kishte ardhur te disa njerëz të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
-
Mos e vrit menjen se do ta fali prap Rama gabimin mas nja 2 javesh
Përgjigju -
Po ky shpellari nga Hasi cdo ne Kruje. Thyjani brinjet horrit te Muli Geringut
Përgjigju -
Do ishte shume Me mire qe POLICIJA TE SHPERNDANTE MASKA se sa te arrestoje njerez ne rruge
Përgjigju












Komente
Komento