TIRANË - Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për mediat për të shpjeguar situatën zgjedhore në vend. Zëdhënësi i Policisë, Tefik Sulejmani ka shpjeguar zyrtarisht se
strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, në kuadër të detyrave institucionale që u ngarkon ligji për procesin zgjedhor, pasditen e sotme morën në ruajtje Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit aktualisht janë marrë në ruajtje 5.509 Qendra Votimi, ndërkohë që vazhdon procesi i mbërritjes së materialeve zgjedhore pranë këtyre qendrave.
KZAZ-të ishin marrë në ruajtje më parë nga shërbimet e policisë, që me mbërritjen pranë tyre të materialeve zgjedhore. Në total nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje 5598 objekte zgjedhore në gjithë vendin.
Për ruajtjen e KZAZ-ve janë ngarkuar 6200 punonjës policie. Për garantimin e këtij procesi janë hartuar plane masash, si dhe janë zbatuar me korrektësi detyrat për ruajtjen e objekteve zgjedhore. Nuk është regjistruar asnjë problem.
Në të gjithë vendin, situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme. Efektivat policorë po kryejnë detyrat për monitorimin e situatës, përpunimin në kohë reale dhe komunikim me mediat, u tha në deklaratë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com