Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor

VLORE- Ditën e sotme 7 janar 2025 është bërë një vit nga atentati me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën ‘Buzderri’, ndërsa policia ende nuk ka një autor për ngjarjen.

Ngjarja ndodhi më 7 janar 2024 rreth orës 22:00, kur në sallën operative u dha njoftimi për të shtëna me armë. Policia dhe FNSH të cilët menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes konstatuan se nuk bëhej fjalë për kallashnikov, por për një ekzekutim mafjoz i realizuar me kujdesin më të madh nga atentatori.

Grupi hetimor zbuloi se Sinomati u ekzekutua me një plumb tek që ishte qëlluar nga sedilja e pasme e një automjeti, mbështetur në një bllok betoni.

Gëzimi sapo kishte dalë në ballkon për të pirë një cigare, kur një plumb i mori jetën. Policia dyshonte në atë kohë edhe për ngatërrim shënjestre me xhaxhanë e vete Benardin, por ende hetimet vijojnë edhe sot e kësaj dite.

Ish- drejtori i Policisë së Vlorës Ermal Muça gjatë kohës që drejtonte Policinë në Vlorë në prezenc edhe të ish – ministrit të Brendshëm, Taulant Balla tha se ngjarja do të zbardhet shumë shpejt, por kur sot po bëhet një vit ngjarja ka mbetur pa autor.

Ngjarja, e cila tronditi qytetin e Vlorës vitin e kaluar, ndodhi në afërsi të Poliklinikës së qytetit. Policia bëri me dije gjatë asaj kohe se një automjet tip BMË qëndroi afro 30 minuta përballë shtëpisë së Gëzim Sinomatit dhe në një moment kur energjia elektrike u shkëput për rreth 10 minuta, ndaj Gëzimit u qëllua me një plumb duke e lënë të vdekur në vend.

Gëzim Sinomati është djali i Sokol Sinomatit i njohur si 'buzëderri', ish-anëtarit të bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000. Ndërsa 2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 07/01/2025 22:58

    Të arrestohen Ermal Muça dhe shefi i vrasjeve në Vlorë Ermali se ata janë të implikuar në këtë vrasje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

ERE propozon miratim e çmimeve të reja të energjisë elektrike

ERE propozon miratim e çmimeve të reja të energjisë elektrike