Në plazhin e Semanit nuk është ulur asnjë avion i vogël apo të ketë kryer manovra në këtë zonë.
Një ditë pas publikimit të lajmit se tre aviont sportive të dyshuar se kryenin trafik droge të jenë ulur në Fier, dalin edhe detaje të reja. Burime nga Policia e Fierit si dhe nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se ka pasur sinjalizim për tre avionë turistik të cilët udhëtonin prej Greqisë drejt Malit të Zi, konform të gjitha rregullave duke njoftuar edhe kullën e vrojtimit.
Edhe banorë të zonës jashtë kamerave kanë bërë me dije se kanë dëgjuar zhurma të avionëve që kalonin por mohojnë të kenë parë këto ditë apo më parë avionë që të ulen në këtë bregdet.
Gjithashtu bëhet me dije se në këtë bregdet ka kontrolle të vazhdueshme edhe nga policia Pyjore dhe ajo e rendit për të parandaluar prerjen e pyejeve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com