TIRANE 26 Gusht/ATSH/- Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë proceduar penalisht 14 persona, nga të cilët 7 persona janë proceduar për ndërtime të paligjshme dhe 7 persona janë proceduar për prerje të paligjshme të pyjeve. Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, janë proceduar penalisht 6 shtetas të dyshuar për veprën penale ndërtim i paligjshëm. Ndërsa nga strukturat e Policisë së Durrësit është proceduar një person për ndërtim të paligjshëm. Po gjatë ditës së djeshme nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë janë proceduar penalisht 7 persona për prerje të paligjshme të pyjeve. Për të gjitha rastet materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ndërtim i paligjshëm parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. /a.gjonaj//m.m/
/Shqiptarja.com










