Policia e Tiranës ka nisur hetimet për bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit një ditë më parë. Burime për gazetarin e Report Tv bëjnë me dije se policia ka marrë në pyetje disa prej organizatorëve të protestës, mes tyre edhe Gent Prognin, i cili del në pamje duke drejtuar marshimin.
Burime bëjnë me dije se Progni pritet të merret në hetim në gjendje të lirë për disa vepra penale, prishje e qetësisë publike, bllokim rrugësh dhe tubim i paligjshëm. Sipas burimeve pranë policisë, ka qenë Progni që ka njoftuar në fund të tubimit të gjithë protestuesit për marshim të gjatë dhe se duhej të bëheshin gati.
Në vijim, policia ka administruar pamje filmike të të gjithë orientimit që dyshohet se Progni u ka bërë protestuesve për të vijuar marshimin deri në rrugën e Rinasit.
Lajmi kryesor:
Protestuesit bllokuan autostradën dhe rrugën për Rinas, kush i orientoi drejt aeroportit? Përçahen organizatorët, pakënaqësi edhe te qytetarët (VIDEO)








