Polici i Dibrës Arbër Sula nuk e përdori armën e shërbimit për sigurinë publike, por pas sherrit banal në një market më 14 dhjetor vrau Jurgen Dukën. Pak ditë më vonë një tjetër polic në Tiranë u arrestua për dhunë në familje. Dy të Rrugores u pezulluan pasi ndikuan në ndryshimin e fajit të një rasti aksidenti.
Në një raport të publikuar nga SHÇBA thuhet se ka 19 referime në prokuroritë e vendit, për 24 policë shkelës të ligjit për dhjetorin. Eksperti kriminalist Artan Rexhepi i konsideron rastet të izoluara dhe problemi sipas tij nuk janë policët në administratë.
“Policia nuk është pjesa më e keqe e administratës shqiptare. Një polic i ashtëquajtur i korruptuar që të merr një 5 mijë lekësh të vjetër në rrugë, nuk është baraz me një nëpunës civil që të ka në dorë pronën. Nëse një punonjës policie të çfarëdolloj grade i përmend SHÇBA, e ka frikë nëse shkel ligjin. Nëse ia përmend një nëpunësi civil Auditin, për shembull, as nuk tronditet fare”, thotë Rexhepi.
Efektivët e policisë që tundohen të merren me punë të pista e bëjnë edhe nga nevoja dhe pagesat e ulëta.
“Normalisht duhet të kenë shpërblime më të larta. Ka njerëz prototipa që janë të korruptuar dhe sado t’a shpërblesh ai do vijoj të kërkoj. Një njeri që është në nevojë ti e tundon duke mos e shpërblyer aq sa duhet”, shton eksperti Rexhepi.
Nëse ata që favorizojnë kanabisin herët apo vonë bien në rrjetën e drejtësisë, Rexhepi ngre një tjetër shqetësim.
“Problemi më i rëndësishëm është të mos bëhen palë në rastet e konflikteve ndërmjet palëve. Kjo është më shumë, pasi çështja e trafiqeve pastaj, dikur do të ngecin në rrjetat e drejtësisë”, përfundon eksperti Artan Rexhepi.
Pjesa më e madhe e policëve akuzohen për shpërdorim detyre, kanë favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike, dhunë në familje e vepra të tjera. Sipas SHÇBA-së, në dhjetor 3 punonjës policie u arrestuan në flagrancë, 11 janë në masën “arrest me burg”, 7 të pezulluar dhe 3 u lanë nga gjykatat në “detyrim paraqitje”.
SI.E./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.4%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Droni në burgun e Peqinit/ Eksperti: Është histori e vjetër! Duhen marrë masa, gardianët e burgjeve trajtohen në mënyrë mizerabël
17 Shtator, 18:27
-
Plagosja për tradhti tek Komuna e Parisit/ Gazetari: E qëlloi në pjesët intime! Avokatja: Krime që vijnë nga krenaria boshe
3 Shtator, 21:51
-
SPAK godet kokat e krimit/ Artan Rexhepi në 'Studio Live': Meriton përgëzime! Duhet të godas më shumë brenda policisë
20 Maj, 18:59
-
Ekskluzive/ 'Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentian Bejtjas në Fushë Krujë (Video)
21 Mars, 21:21
-
Shantazhet në Telegram me foto intime, të ftuarit në 'Përballje' shprehin shqetësimin: Zhvillimet teknologjike do përkeqësojnë fenomenin
15 Mars, 14:35
-
Eksperti i kriminalistikës: Zona ku operonte Dumani ishte kthyer ‘market’ vrasjesh, jeta e njeriut si shitje me shumicë
13 Shkurt, 14:03
-
Rrjetet shqiptare aktive në ‘shtëpitë e barit’ në BE, eksperti për Report Tv: Shqiptarët shihen si ‘delja e zezë’, ka racizëm ndaj nesh
17 Nëntor 2023, 13:33
-
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti: Të ishin konsultuar me ekspertë, s’ka logjikë që dënimi për armëmbajtje pa leje pranë shkollave të barazohet me vrasje
30 Tetor 2023, 15:00
-
Arrestimi i Gjokës/ Rexhepi në Report Tv: Nëse Martinaj është gjallë do jetë fenomenale, por s’besoj! Po zbardhen këto, Nuredin Dumani s’është më asgjë
29 Korrik 2023, 13:02
-
Amnistia për armët, eksperti në Report Tv: Jam pro edhe armatosjes së qytetarëve, ul kriminalitetin! Avokati: Nuk zgjidh asgjë, të zbatohet ligji jo vetëm të hartohet
7 Korrik 2023, 15:05
-
Kontrollet në kampin e MEK, deputeti i PS: Duhet të vendosim rregulla më strikte! Rexhepi: Muxhahedinët agjentë të stërvitur, t’u bllokohet interneti
23 Qershor 2023, 22:30
-
A duhen larguar muxhahedinët e MEK? Deputeti i PS: Fshehin diçka! Murrizi: Do i përzënë, nuk i duhen më Sorosit! Rexhepi: S’kemi kapacitete për t’i monitoruar
21 Qershor 2023, 21:58
policia ka marre fund, thjesht nuk eshte varrosur.. nese nuk ndryshohet gjithe kupola drejtuese deri tek nenkomisari i fundit, nuk ka shprese..
Përgjigju